• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULM MASIV NË UKRAINË/ Rusia lëshon 537 raketa dhe dronë! Varshava ngre avionët luftarakë! Lavrov: Perëndimi s’mund të na mposhtë
Home
Nderkombetare

SULM MASIV NË UKRAINË/ Rusia lëshon 537 raketa dhe dronë! Varshava ngre avionët luftarakë! Lavrov: Perëndimi s’mund të na mposhtë

29 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia ka kryer një sulm masiv ajror me dronë dhe raketa gjatë natës në Ukrainë, duke goditur qytete në të gjithë vendin. Sipas Forcave Ajrore ukrainase, të paktën 537 dronë dhe raketa u lëshuan. Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan gjithashtu në rajonet perëndimore larg vijës së frontit së luftës.

Shpërthime u raportuan në Zaporizhzhia, Lviv, Ivano-Frankivsk, rajonin Cherkasy dhe gjithashtu në Kiev. Zyrtarët folën për një “sulm të kombinuar në shkallë të gjerë” që përfshinte bombardues strategjikë Tu-95MS dhe avionë MiG-31K. Sipas guvernatorit të Cherkasy , tre persona u plagosën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dënoi sulmin, teksa tha: “Pothuajse gjatë gjithë natës, alarmet binin në të gjithë Ukrainën, 477 dronë, shumica prej tyre dronë ruso-iranianë ‘Shahed’, fluturonin mbi qiellin tonë së bashku me 60 raketa të llojeve të ndryshme”, shkroi Zelensky në X.

Autoritetet ukrainase bënë me dije se një pilot u vra pasi një avion luftarak F-16 u rrëzua teksa po zmbrapste sulmin rus.

Në përgjigje të sulmeve në pjesën perëndimore të vendit, në kufirin me Poloninë, Forcat e Armatosura Polake aktivizuan mbrojtjen ajrore dhe ngritën në ajër avionë luftarakë interceptorë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrovakuzoi Perëndimin se po përpiqet t’i shkaktojë një disfatë strategjike Rusisë duke përdorur regjimin ukrainas si një “bateri”, por shtoi se s’do të ketë sukses.

“Po dëshmojmë një përballje të paparë kundër vendit tonë nga Perëndimi kolektiv, i cili ka vendosur edhe një herë të na shpallë luftë dhe të na shkaktojë një disfatë strategjike, duke përdorur në fakt regjimin nazist në Kiev si një dash goditjeje”, tha Lavrov, duke shtuar se “Perëndimi nuk ka pasur kurrë sukses në këtë dhe nuk do të ketë sukses as këtë herë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR PËR VRASJE, RRËMBIM DHE ARMËMBAJTJE PA LEJE/ Arrestohet 41-vjeçari në Qeparo
Previous article EKZEKUTIMI ME 14 PLUMBA I ELIS RROSHKODOLIT/ Zbardhet dëshmia e qytetarit që ndodhej në lokal, zbulon çfarë i tha shoku i viktimës autorit

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT