• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE PËR PAQE NË LINDJEN E MESME/ Papa Leoni XIV: Kjo klithmë nuk duhet të mbytet nga zhurma e armëve
Home
Nderkombetare

THIRRJE PËR PAQE NË LINDJEN E MESME/ Papa Leoni XIV: Kjo klithmë nuk duhet të mbytet nga zhurma e armëve

22 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Në një moment të tensionuar për Lindjen e Mesme, Papa Leoni XIV ka bërë një thirrje të fuqishme për paqe, gjatë lutjes tradicionale të së dielës, Angelus, nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan.

Ati i Shenjtë u ndal veçanërisht tek përshkallëzimi i dhunës në Iran, Izrael dhe territoret palestineze, duke vënë theksin te vuajtja e popullatës civile, në veçanti në Rripin e Gazës.

“Vazhdojnë të vijnë lajme alarmante nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Irani. Në këtë skenar dramatik që përfshin Izraelin dhe Palestinën, rrezikon të bjerë në harresë vuajtja e përditshme e popullsisë,” tha Papa, duke bërë thirrje për ndihmë humanitare të menjëhershme për civilët e prekur nga lufta.

Papa i kërkoi liderëve botërorë që të tregojnë “përgjegjësi dhe arsyetim”, duke theksuar se:

“Njerëzimi sot më shumë se kurrë kërkon paqe. Kjo ‘klithmë’ nuk duhet të mbytet nga zhurma e armëve apo nga retorika që nxit konfliktin.”

Në mesazhin e tij, Papa Leone XIV përsëriti se lufta nuk sjell zgjidhje, por vetëm vuajtje dhe plagë të thella në histori, të cilat kërkojnë breza për t’u shëruar.

“Lufta nuk zgjidh problemet, përkundrazi i përkeqëson ato dhe lë plagë të thella në historinë e popujve,” tha ai.

Ai e përmbylli deklaratën me një apel të fuqishëm për ndalimin e dhunës dhe kthimin në rrugën e bisedimeve:

“Qoftë diplomacia ajo që i hesht armët!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI AMERIKAN/ Pse janë kaq të rëndësishme tri objektivat bërthamore iraniane, Natanz, Isfahan dhe Fordow?
Previous article “ASNJË VEND NË PLANET S’DO TA BËNTE…”/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmi i mbrëmshëm, goditja përfundimtare ndaj programit bërthamor të Teheranit

s.autor

Postime të ngjashme

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT