• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI AMERIKAN/ Pse janë kaq të rëndësishme tri objektivat bërthamore iraniane, Natanz, Isfahan dhe Fordow?
Home
Nderkombetare

SULMI AMERIKAN/ Pse janë kaq të rëndësishme tri objektivat bërthamore iraniane, Natanz, Isfahan dhe Fordow?

22 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Uzina e Natanzit u ndërtua në fshehtësi të madhe. Ajo u zbulua zyrtarisht në vitin 2002. Është një objekt i aftë të pasurojë uranium në një nivel pastërtie deri 60%. Besohet se këtu prodhohet pjesa më e madhe e uraniumit të Iranit, të një cilësie thuajse të gatshme për përdorim ushtarak.

Vendndodhja e uzinës është mbi 160 km në jug të Teheranit. Një pjesë e strukturës së saj është në sipërfaqe dhe pjesa tjetër nën tokë. Në vitin 2010, ajo ishte në qendër të një sulmi kibernetik me virusin “Stuxnet” që sabotoi centrifugat e saj. Në vitet 2020 dhe 2021, dy shpërthime i shkaktuan disa dëme.

Uzina e Isfahanit, gjendet mes një numri objektesh të rëndësishme ushtarake, duke përfshirë centrale bërthamore, një bazë të madhe ajrore dhe disa fabrika të lidhura me prodhimin e dronëve. E ndërtuar në jugperëndim të Teheranit, uzina shërben për të konvertuar uraniumin natyrori cili më pas futet në centrifugat e Natanzit dhe Fordow-t. Impianti, i cili filloi të ndërtohej në vitin 1999, ka tre reaktorë të vegjël kërkimorë të furnizuar nga Kina, përveçse prodhon dhe lëndë djegëse dhe materiale të tjera që shërbejnë për energjinë bërthamore civile të Iranit.

Fordow, është një kompleks bërthamor, i ndërtuar pranë qytetit të shenjtë të Qomit, 150 km në jug të Teheranit. Masa të larta sigurie, shërbejnë për ruajtjen e tij. Dy zonat kryesore të termocentralit ndodhen nën tokë, në një thellësi të vlerësuar prej 80-90 metrash. Fordow, sipas ekspertëve, përfaqëson një lloj “xhevahiri të fshehur” të programit bërthamor iranian, pikërisht sepse është një nga vendet kryesore të pasurimit të uraniumit të Republikës Islamike, dhe sigurisht më i padepërtueshmi.

Sipas ekspertëve, uzina kryente një funksion të rëndësishëm në ciklin bërthamor. Në veçanti, aty ndodheshin centrifuga që pasuronin uraniumin me një proces të veçantë ndarjeje të izotopit të uraniumit-235, i përdorshëm për armë bërthamore, nga uraniumi-238 i zakonshëm që gjendet në natyrë dhe që padyshim përdoret edhe për qëllime civile.

Ndërtimi i tij, plotësisht në fshehtësi, mendohet të ketë nisur në fillim të vitit 2000. Por, për herë të parë, objekti u bë publik në vitin 2009, kur Teherani ia zbuloi ekzistencën e tij Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, pasi më herët shërbimet perëndimore të inteligjencës kishin rënë në gjurmët e tij. Që atëherë, uzina në Fordow nuk ka pushuar kurrë së qeni në qendër të vëmendjes së IAEA-s dhe fuqive perëndimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET E SHBA NË IRAN/ Kurti: Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore
Previous article THIRRJE PËR PAQE NË LINDJEN E MESME/ Papa Leoni XIV: Kjo klithmë nuk duhet të mbytet nga zhurma e armëve

s.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT