• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON IZRAELIN/ Rusia: Një sulm në centralin bërthamor të Iranit mund të përsërisë katastrofën e Çernobilit
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON IZRAELIN/ Rusia: Një sulm në centralin bërthamor të Iranit mund të përsërisë katastrofën e Çernobilit

19 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një sulm izraelit ndaj centralit të vetëm bërthamor operativ të Iranit në Bushehr do të shkaktonte një katastrofë të shkallës së Çernobilit, paralajmëroi të enjten kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Rusisë.

“Nëse kryhet një sulm… do të jetë një katastrofë e krahasueshme me atë të Çernobilit”, tha drejtori ekzekutiv i Rosatom, Alexey Likhachev, sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti.

Bushehr ndodhet në bregdetin e Gjirit Persik dhe është i vetmi central bërthamor në funksion i Iranit. Rusia e ndihmoi Iranin të ndërtonte centralin dhe disa persona nga stafi i tij janë rusë.

Një zëdhënës ushtarak izraelit tha të enjten se Izraeli e kishte goditur centralin, por një zyrtar ushtarak izraelit tha shpejt se ky ishte një “gabim” dhe se ai nuk mund as të konfirmonte dhe as të mohonte se centrali bërthamor i Bushehrit ishte goditur.

Shumë shtete arabe të Gjirit dhe ekspertë bërthamorë kanë qenë të shqetësuar për ndotjen mjedisore që mund të përhapet në të gjithë Gjirin Persik, nëse uzina do të ishte në shënjestër.

Scott Roecker, nënkryetar për Sigurinë e Materialeve Bërthamore në Iniciativën e Kërcënimit Bërthamor, i tha CNN se një sulm ndaj centralit të Bushehrit “do të rezultonte në shpërndarjen e një sasie të madhe rrezatimi”.

Likhachev, drejtori ekzekutiv i Rosatom, tha se një sulm ndaj uzinës do të ishte “përtej çdo të keqeje”. Ai tha se dhjetëra specialistë rusë të punësuar në uzinë janë evakuuar, raportoi RIA.

Në një konferencë për shtyp, Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Rusisë, tha se Kremlini është “veçanërisht i shqetësuar për sigurinë e termocentralit bërthamor Bushehr, i cili punëson specialistë rusë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM NË AEROPORTIN E ATHINËS/ Avioni me 150 pasagjerë bën ulje emergjente, kabina e pilotëve ‘pushtohet’ nga tymi
Previous article EMRAT/ Pjesë e bandës kriminale dhe të akuzuar për vrasje, Dubai jep “OK” për ekstradimin e 3 shqiptarëve të shumëkërkuar

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT