Veç lajmeve të konfliktit, që kanë pushtuar pashmangshmërisht vëmendjen e mediave jo vetëm atje, por në të gjithë botën, shtypi izraelit raportoi edhe shtyrjen e dasmës së Avner Netanyahut, djalit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Kufizimet u vendosën pas një rritjeje të sulmeve me raketa nga Irani dhe aleatët e tij. Bëhet e ditur se dasma do të shtyhet për një kohë të pacaktuar, shkruan një pjesë e shtypit atje. Por disa media të tjera dalin me teorinë se shkëlqimi i përgatitjeve dhe lajmet për veshjet e zgjedhura nga një mijë të ftuarit, në fakt mund të kenë qenë një përpjekje për t`i hedhur hi syve iranianëve, në mënyrë që ata të mos e kuptohej se Izraeli, po përgatiste në hije sulmin ndaj Republikës Islamike.
Teksa në Tel Aviv kishin vazhduar nga ana tjetër edhe përgatitjet për paradën e krenarisë të organizuar nga komuniteti LGBTQ, e cila gjithashtu u anulua pas ofensivës izraelite. Zëdhënësit Netanyahut dilnin me deklarata se kryeministri gjoja do të kalonte një fundjavë të qetë në veri të vendit me gruan e tij Saën, dhe më pas do të shkonte në ceremoni.
Këshilltarët madje kishin njoftuar se qeveria do të mblidhej të enjten në mbrëmje dhe do të diskutonte rifillimin e negociatave për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Gaza nga Hamasi.


