• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI I PAZAKONTË I TRUMP/ I pari president që pas trazirave të ’92 që urdhëron federalizimin e Gardës Kombëtare
Home
Nderkombetare

VENDIMI I PAZAKONTË I TRUMP/ I pari president që pas trazirave të ’92 që urdhëron federalizimin e Gardës Kombëtare

8 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Vendimi i Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta vendosur Gardën Kombëtare nën kontroll federal, përmes Titullit 10 të Kodit të SHBA-ve, konsiderohet i pazakontë, pasi ajo zakonisht funksionon nën drejtimin e autoriteteve shtetërore

Ky precedent është përdorur më parë në raste të rralla, si gjatë trazirave racore në vitet ’60, vrasjes së Martin Luther King Jr., apo trazirave në Los Anxhelos në vitin 1992.

Sipas CNN, ky është rasti i parë që një president federalizon Gardën Kombëtare që prej trazirave të vitit 1992, kur shpërthyen protesta të dhunshme pas lirimit të katër policëve të akuzuar për rrahjen e Rodney King, një afro-amerikan i paarmatosur.

Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që ekziston prej shumë kohësh — madje që përpara krijimit zyrtar të vetë SHBA-ve. Ajo ka origjinën në kolonitë britanike në Amerikën e Veriut, përpara se këto të shpallnin pavarësinë në vitin 1776. Nga radhët e Gardës Kombëtare kanë dalë 18 nga 44 presidentët amerikanë, përfshirë George W. Bush-in, si i fundit.

Vetëm në raste të rralla, presidenti amerikan merr kontrollin e drejtpërdrejtë të Gardës Kombëtare, një proces që quhet “federalizim”. Kjo ndodhi edhe në rastin aktual: presidenti Donald Trump ka urdhëruar federalizimin e Gardës Kombëtare për të ndërhyrë dhe qetësuar protestat kundër bastisjeve të emigracionit në Los Angeles.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASËS TË HUAJ/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë
Previous article LUFTA/ Greta Thunberg dhe aktivistët e tjerë drejt Rripit të Gazës, Izraeli urdhëron pengimin e ankorimit të anijes

s.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT