• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Greta Thunberg dhe aktivistët e tjerë drejt Rripit të Gazës, Izraeli urdhëron pengimin e ankorimit të anijes
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Greta Thunberg dhe aktivistët e tjerë drejt Rripit të Gazës, Izraeli urdhëron pengimin e ankorimit të anijes

8 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të cilën gjendet aktivistja Greta Thunberg dhe aktivistë tjerë, që të hyjnë në Rripin e Gazës.

“Izraeli nuk do të lejojë askënd që të thyejë bllokadën detare të Rripit të Gazës”, ka thënë Katz përmes një deklarate në rrjetin social X.

Ai ka thënë se i ka urdhëruar forcat e armatosura që të parandalojnë ankorimin e anijes Madleen të Koalicionit Freedom Flotilla.

Duke iu drejtuar Thunbergut dhe 11 aktivistëve tjerë në bord, Katz ka thënë: “Ju duhet të ktheheni mbrapsht, sepse nuk do të arrini në Gazë”.

Ministri i Mbrojtjes e ka përshkruar ekipin në anije si “aktivistë të ekstremit të majtë”.

Ai e ka përmendur se bllokada detare në Gazë është vendosur më 2007, kur grupi palestinez Hamas, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – është ngjitur në pushtet, dhe përmes saj synohet të parandalohet furnizimi i grupit me armë.

Koalicioni Freedom Flotilla ka thënë se dëshiron të dërgojë ndihma për foshnjat dhe pajisje mjekësore për banorët e Gazës, dhe e ka përsëritur disa herë se nuk ka armë në bord.

Aktivistët synojnë edhe të ndërgjegjësojnë botën për situatën humanitare në Gazë. Anija Madleen është nisur nga Sicilia një javë më parë dhe pritet të arrijë në brigje të Gazës të hënën.

Të dielën pasdite, anija ka qenë më pak se 300 kilometra larg destinacionit. Në disa video të publikuara në Instagram, grupi e ka akuzuar Izraelin se i ka zhurmuar pajisjet e komunikimeve, në mënyrë që të monitorojë anijen, apo edhe të përgatisë ndonjë sulm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I PAZAKONTË I TRUMP/ I pari president që pas trazirave të ’92 që urdhëron federalizimin e Gardës Kombëtare
Previous article QEVERIA MIRATON PROGRAMIN PËR PUNËSIMIN NË ADMINISTRATË/ 600 të rinj trajnim me pagesë, 250 prej tyre do punësohen

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT