• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHESIM LIRË, SUNDOJMË MË SHPEJT”/ Rrëfimi i bosit shqiptar të kokainës për ‘Daily Mail’ që sfidon policinë britanike
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHESIM LIRË, SUNDOJMË MË SHPEJT”/ Rrëfimi i bosit shqiptar të kokainës për ‘Daily Mail’ që sfidon policinë britanike

25 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një bos shqiptar droge ka zbuluar arsyen pse beson se policia britanike nuk do t’i mposhtë kurrë bandat që kontrabandojnë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar. Gangsteri, i cili foli për MailOnline në kushte anonimiteti, tha se që nga viti 1995, shqiptarët kanë qenë lojtarë të rëndësishëm në tregtinë e kokainës në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë, duke pasur rrjete të qëndrueshme furnizimi. Për të hyrë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar në fund të vitit 2000, ata përdorën si moto ‘shit lirë dhe shit më shumë’.Shqiptari, i cili bëri 17 vjet burg si pjesë e një grupi të madh kriminal të organizuar në tregtinë e kokainës, shpjegoi se një arrestim nuk do të thoshte domosdoshmërisht fundi i rrugës për atë qelizë të kontrabandës së kokainës.

Që nga viti 2005, Agjencia Kombëtare e Krimit, e cila zëvendësoi Agjencinë e Krimit të Organizuar të Rëndë, dhe Drejtoria e Krimit të Specializuar në Scotland Yard kanë arrestuar dhe dënuar me sukses qindra shqiptarë për tregtinë e kokainës. Në fund të vitit të kaluar kishte pothuajse 1,100 shqiptarë në burg, përfshirë edhe bosët të mafias ballkanike.

Përveç kontrollit të tregtisë së drogës, gangsterët shqiptarë që terrorizojnë Mbretërinë e Bashkuar janë dënuar gjithashtu për vrasje, krime seksuale, pastrim parash dhe kontrabandë njerëzish. Por, sapo shkatërrohet një grup i krimit të organizuar shqiptar, një i ri e zëvendëson.

Gangsteri i tha MailOnline se kjo ishte për shkak të një praktike të quajtur ‘shitja e punës’.

Ai tha se kur arrestohej një anëtar i bandës, nëse Policia nuk i merr dot telefonin, bashkëpunëtorët e tij ia shesin (bashkë me kontaktet brenda) për deri në 100,000 paund. Bosi shqiptar i drogës mburret se si ai dhe gangsterët e tjerë arritën të dominonin tregun e kokainës.

“Ne kishim pastërtinë më të lartë të kokainës për gram. Kjo i bëri përdoruesit ta merrnin drogën nga ne dhe t’i braktisnin shitësit ekzistues. Kjo bëri që organizata ime, ku isha unë, të bëhej furnizuesi kryesor i kokainës për Portsmouth dhe Bournemouth. Në vitin 2009/10 e ulëm çmimin për një kilogram kokainë nga 35,000 paund në 30,000 paund. Kjo gjë shkaktoi një ndryshim rrënjësor për tregun në atë kohë,”- tha ai për “Dailymail”.

NCA tha vitin e kaluar se tregtia e drogës e lidhur me shqiptarët ishte aktive në të gjithë vendin në qytete, qyteza dhe madje edhe në zona rurale.

“Objektivi i tyre kryesor kur fitojnë para është t’i nxjerrin ato nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur,”- tha Steve Brocklesby, Menaxher i Inteligjencës nga NCA.

Ata i kontabandojnë paratë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri në çfarëdo forme. Mendohet se qindra miliona paundë largohen nga Mbretëria e Bashkuar dhe përfundojnë në Shqipëri, ku më pas gjysmë-legjitimohen ose në sistemin bankar ose për të financuar ndërtime.

“Ne gjithashtu e dimë se shqiptarët do të transferojnë paratë e Mbretërisë së Bashkuar në zyrat e këmbimit valutor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë, i këmbejnë në euro dhe i çojnë në Shqipëri. Mund të presim të shohim një rritje në përdorimin e kriptovalutave dhe investimeve të tjera më pak të rregulluara në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe investime të drejtpërdrejta në Mbretërinë e Bashkuar në vitet e ardhshme.”

NCA është kontaktuar për koment lidhur me deklarimet e shqiptarit, por ende nuk ka një përgjigje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOTËT E GRAVE DHE NËNAVE TË ROBËRVE UKRAINAS TË LUFTËS/ Një episod rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK NË GJERMANI/ Viktimat një burrë 53 vjeç dhe dy gra, po ktheheshin nga një festë familjare

s.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT