• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK NË GJERMANI/ Viktimat një burrë 53 vjeç dhe dy gra, po ktheheshin nga një festë familjare
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENTI TRAGJIK NË GJERMANI/ Viktimat një burrë 53 vjeç dhe dy gra, po ktheheshin nga një festë familjare

25 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë qytetit Koblenz, në Gjermani, ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas raportimeve, viktimat janë një burrë 53-vjeç dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Ata, së bashku me gjashtë persona të tjerë të moshës nga 20 deri në 66 vjeç, po ktheheshin nga një festë familjare në landin e Hessenit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:05 të mëngjesit, kur një minibus me nëntë pasagjerë doli nga rruga në të djathtë dhe më pas u përmbys. Policia gjermane ka bërë me dije se asnjë automjet tjetër nuk ishte i përfshirë në aksidentin fillestar, por një makinë tjetër kaloi mbi ‘rrënoja’ pak pas ngjarjes.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke vijuar hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat. Gjithashtu, ende nuk janë konfirmuar plotësisht identitetet e disa prej personave që ndodheshin në automjet, ku mësohet se përveç shqiptarëve, kishte edhe shtetas të tjerë të huaj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar humbjen tragjike të jetëve dhe ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit. Konsullata dhe Ambasada shqiptare në Gjermani po vijojnë bashkëpunimin me autoritetet vendase për të ndihmuar qytetarët e prekur nga kjo ngjarje e rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHESIM LIRË, SUNDOJMË MË SHPEJT"/ Rrëfimi i bosit shqiptar të kokainës për 'Daily Mail' që sfidon policinë britanike
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Tre shqiptarë të vdekur, disa të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT