Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë banesës së oficerit të policisë në Halkidiki, teksa 22-vjeçari i kishte ngritur pritë duke e sulmuar disa herë me thikë.
Dëshmitarët tregojnë se ai kishte pritur disa herë oficerin dhe më pas ka nxjerrë një thikë, duke e goditur. Oficeri, i cili është një njeri familjar dhe banor i përhershëm i Halkidikisë, u transportua menjëherë në Spitalin e Poligjiros me lëndime të lehta.
Pas ngjarjes, 22-vjeçari shqiptar u arrestua dhe akuzohet për plagosje të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur më tej rrethanat e sulmit.


