• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA OPERACION TË KODUAR NË VLORË/ Në pranga dy “skifterat” që ishin bërë tmerr i qytetit
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA OPERACION TË KODUAR NË VLORË/ Në pranga dy “skifterat” që ishin bërë tmerr i qytetit

4 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vihen në pranga, në kuadër të operacioneve të koduara “Trace” dhe “Strike”, 2 autorët e disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës, njëri prej të cilëve në kërkim edhe për një tjetër rast vjedhje, në një tjetër qytet.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe hetimeve, përmes verifikimeve në terren dhe analizës së pamjeve të kamerave të sigurisë, kanë zbardhur dhe dokumentuar disa raste vjedhjesh.

Në kuadër të operacionit “Trace”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin A. C., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet ka rezultuar se 40-vjeçari është autor i dyshuar i 3 vjedhjeve të ndodhura në  subjekte të ndryshme tregtare në qytetin e Vlorës, konkretisht:

 Më datë 02.05.2025, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në subjektin tregtar të një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”.
* Më datë 29.04.2025, ka vjedhur një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “Pavarësia 2”.

* Po atë ditë, ka vjedhur përsëri një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”.

Gjithashtu ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim për një tjetër vjedhje të ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se ka vjedhur në një subjekt të llojit “tabakino”.

Një pjesë e sendeve të vjedhura dhe disa mjete të përdorura për kryerjen e vjedhjeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të operacionit “Strike”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin B. Ç., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në lagjen “10 Korriku”, i ka vjedhur me dhunë një shtetaseje dy varëse floriri dhe çantën, në të cilën ndodheshin një shumë prej 16000 lekësh dhe sende të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA ME ITALINË PËR PENSIONET/ Nis zbatimin nga qershori, si do të kryhet përllogaritja për qytetarët shqiptarë
Previous article LUFTA NDAJ KARTELEVE TË DROGËS/ Meksika refuzon propozimin e SHBA për vendosjen e trupave ushtarake: Sovraniteti ynë është i panegociueshëm

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin Aktualitet

DOSJA "BLACK EAGLE"/ Takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT