Presidentja e re e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka bwrw me dije se ka refuzuar një ofertë nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për të vendosur trupa amerikane në territorin meksikan, me qëllimin për të ndihmuar në luftën kundër karteleve të drogës.
Lajmi, fillimisht i raportuar nga Wall Street Journal dhe më pas i ripublikuar nga Los Angeles Times, u konfirmua publikisht nga Sheinbaum gjatë një aktiviteti zyrtar.
“Është e vërtetë,” tha ajo, duke iu referuar bisedave telefonike që ka pasur me Trump në muajt e fundit. Sipas Sheinbaum, Trump kishte propozuar që ushtria amerikane të vendosej në Meksikë për të ndihmuar në goditjen e krimit të organizuar.


