Prej disa ditësh rritja e nivelit të lumit Sena ka shkaktuar probleme serioze në Paris dhe qytete të tjera që shtrihen përgjatë tij.
Ndërtesa të shumta publike dhe private janë përmbytur ndërsa një pjesë e madhe e transportit urban është paralizuar. Disa stacione metroje janë përmbytur plotësisht.
Por më e keqja duket se s’ka kaluar ende. Ekspertët ngrenë alarmin se niveli i lumit Sena do arrijë pikën më të lartë mbrëmjen e sotme dhe mëngjesin e nesërm.
Disa ndërtesa janë zhytur tërësisht nën ujë ndërsa banorët po përdorin varka për të qarkulluar.
Kjo është përmbytja e dytë më kritike që prej asaj të vitit 1910 që shkaktoi dëme apokaliptike, viktima dhe sëmundje.



