• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE/ Në Çeki rikonfirmohet ish-kryeministri Drahos
Home
Europë

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE/ Në Çeki rikonfirmohet ish-kryeministri Drahos

28 January, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Milos Zeman, u rizgjodh president i Çekisë të shtunën. Ishte një fitore e ngushtë, ndaj rivalit të tij pro-evropian Jiri Drahos. Zeman është figura e fundit e njohur të politikanëve aktivë nga periudha e tranzicionit postkomunist të vendit në vitet 1990.

Kandidati ish-komunist dhe populist Zeman mori 51.36 për qind të votave ndërsa kundërshtari i tij Drahos 48.63 për qind.

73-vjeçari Zeman, ish-kryeministër i krahut të majtë, përfaqëson votuesit më të varfër dhe ruralë me një nivel më të ulët arsimimi.

Ndërsa ish kreu i Akademisë së Shkencave të Çekisë dhe rishtar në politikë Drahos, 68 vjeç, u bëri thirrje qytetarëve më të pasur dhe të arsimuar.

Pasi uroi Zemanin për fitoren e tij të ngushtë, Drahos u tha mbështetësve në Pragë se “ne nuk fituam, por as nuk kemi humbur”, duke u zotuar se ai nuk do të tërhiqej nga jeta publike.

Ish-këshilltari politik i presidentit Vaclav Havel dhe analisti politik Jiri Pehe tha se rezultati shfaqi “polarizimin shumë të thellë” të shoqërisë çeke, e cila është “e ndarë në mes” përgjatë linjave rurale-urbane dhe populiste-liberale, pasqyrim i polarizmit kudo në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Disa banorë të Pragës shprehën shqetësim për të ardhmen.

“Shpresoj se ky rezultat nuk do të ketë një efekt kaq të keq në jetën e secilit prej nesh. Për mendimin tim, fakti që ka njerëz të mirë është më e rëndësishme se sa një njeri jo aq i mirë në Kështjellën e Pragës” thotë Prokopi, një votues.

“Unë mendoj se Milos Zeman në 5 vitet e fundit nuk ka patur arritje. Shpresoj se nuk do të jetë aq keq sa duket” shprehet Matej.

Milos Zeman, i cili është bërë i njohur për retorikën e tij anti-imigracionit dhe anti-muslimane është një aleat i ngushtë i kryeministrit populist miliarder Andrej Babis, lëvizja e të cilit ANO (“Po”) shënoi një fitore të thellë në zgjedhjet e tetorit.

Me dy populistë në krye, Republika Çeke ka gjasa të bëhet më kritike ndaj politikave të Bashkimit Evropian për çështje si emigracioni.

Edhe pse vendi me 10.6 milionë banorë ka marrë vetëm 12 emigrantë nën sistemin e kuotave të BE-së, emigracioni ishte një çështje e rëndësishme e fushatës.

Kremlini përgëzoi fituesin në një deklaratë duke thënë se “Vladimir Putin thekson vlerësimin e Rusisë në qëndrimin e z. Zeman ku favorizohen marrëdhëniet miqësore ruso-çeke”.

/voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester City vazhdon serinë e fitoreve, kalon në raundin tjetër të FA Cup
Previous article MILAN-LAZIO/ Mbyllet pjesa e parë, por shihni këto statistika të 'çmendura' (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve Botë

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve

ZVICRA VOTON PËR TË ARDHMEN E EMIGRACIONIT/ Në rrezik marrëveshjet me BE-në Botë

ZVICRA VOTON PËR TË ARDHMEN E EMIGRACIONIT/ Në rrezik marrëveshjet me BE-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT