Finalizohet operacioni policor “Tabacchino”, goditen 2 raste të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.
Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, kanabisi dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.
Kishin përshtatur subjektet e tyre tregtare për fshehjen dhe shitjen e dozave të kokainës dhe kanabisit, vihen në pranga 3 shtetas
D. B., 40 vjeç, K. V., 44 vjeç dhe A. T., 39 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në dy subjekte tregtare të llojit tabakino, në qytetin e Vlorës, njëri në përdorim nga shtetasi D. B. dhe tjetri në përdorim nga shtetasit K. V. dhe A. T, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe një sasi paketash cigaresh pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave, të dyshuara si të kontrabanduara.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


