• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PLAZHE TË BUKURA…”/ Media gjermane ‘Petra’: Vizitoni Shqipërinë për një eksperiencë autentike dhe të paharrueshme
Home
Sociale

“PLAZHE TË BUKURA…”/ Media gjermane ‘Petra’: Vizitoni Shqipërinë për një eksperiencë autentike dhe të paharrueshme

5 April, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Dëshironi një klimë mesdhetare, plazhe të bukura dhe monumente historike për pushime? Atëherë nuk keni pse të shkoni në pikat e nxehta turistike të Greqisë.

Ju këshillojmë të bëni një udhëtim në Shqipëri – një vend më i lirë dhe më pak i mbushur me vizitorë – por po aq i këndshëm!, shkruan Silva Oldenburg në revistën mujore gjermane “Petra”.

Shqipëria është po aq bukur sa Greqia – por shumë më e lirë.

Gjatë pikut të sezonit turistik ka një numër të madh pushuesish, plazhet janë të mbipopulluara dhe çmimet rriten në mënyrë eksponenciale.

A nuk do të ishte e mrekullueshme të gjenit një vend po aq të bukur, por më pak të mbushur me turistë dhe më të lirë?

 

Shumë pranë Greqisë qëndron një vend që po bëhet gjithnjë e më popullor vitet e fundit: Shqipëria.

 

Me bregdetin e saj që të lë pa frymë, plazhet e pacenuara dhe njerëzit mikpritës, Shqipëria ka fituar reputacionin si “alternativa ndaj Greqisë”.

Riviera Shqiptare si alternativë ndaj Greqisë

Riviera Shqiptare shtrihet 450 kilometra përgjatë brigjeve të deteve Jon dhe Adriatik.

Këtu gjendet gjithçka që mund të dëshirojë një pushues: ujëra të kristalta, gjire të izoluara, fshatra piktoreskë dhe peizazhe mbresëlënëse malore.

Kryesisht, rekomandohen te vizitohen vende si Ksamili, Dhërmiu dhe Himara.

Një perlë e vërtetë është edhe ishulli i Sazanit, i cili për një kohë të gjatë ka qënë një zonë ushtarake e kufizuar.

Shqipëria ofron çmime të përballueshme dhe qetësi

Në pamje të parë mund të mendoni se Shqipëria është Greqia e dytë. Ngjashmëritë janë të dukshme: klima mesdhetare, peizazhi i larmishëm, historia e pasur dhe kuzhina e shijshme.

Por, nëse shikoni më afër, mund të shihni ndryshimet delikate që e bëjnë Shqipërinë të veçantë.

Avantazhi më i madh i Shqipërisë është padyshim çmimi. Krahasuar me Greqinë, akomodimi, ushqimi dhe aktivitetet janë dukshëm më të lira. Kjo do të thotë që ju mund të kaloni pushime ëndrrash edhe me një buxhet të kufizuar.

Një tjetër pikë plus është paqja dhe qetësia. Shqipëria nuk është ende e mbipopulluar me turistë, ju mund të shijoni bukuritë e vendit në qetësi.Kjo është arsyeja pse ia vlen të udhëtoni në Shqipëri

Natyrisht, Shqipëria nuk është një zëvendësuese e drejtpërdrejtë e Greqisë. Çdo vend ka identitetin, traditat dhe kulturën e vet. Megjithatë, Shqipëria ka edhe një histori plot ngjarje, e cila pasqyrohet në vendet dhe monumentet e shumta historike.

Kuzhina shqiptare është një ndërthurje e ndikimeve mesdhetare dhe orientale dhe ofron një shumëllojshmëri shijesh. Pra, nëse jeni në kërkim të një eksperience autentike dhe të paharrueshme pushimesh, duhet me patjetër të vizitoni Shqipërinë. Këtu mund të zbuloni bukurinë e Ballkanit pa u përfshirë nga turmat e turistëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOKAINË E KANABIS/ Arrestohen tre persona në Vlorë, detaje nga operacioni
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja sa do shkojnë temperaturat

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT