• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEOLAJM/ Adriatik Alimadhi kundërshton me dhunë efektivët gjatë kontrollit për lojëra fati në një lokal në Tiranë, aleati i Berishës në hetim
Home
Aktualitet
Kronikë

VIDEOLAJM/ Adriatik Alimadhi kundërshton me dhunë efektivët gjatë kontrollit për lojëra fati në një lokal në Tiranë, aleati i Berishës në hetim

5 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, është shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi ka kundërshtuar efektivët gjatë një kontrolli për ushtrimin e lojërave të fatit në një lokal në rrugën e Dibrës. Në një video të ndarë nga eksponentë të PD, dallohet edhe momenti i shoqërimit të Alimadhit, i cili është edhe aleati i Berishës në zgjedhjet e 11 majit.
Policia sqaron se në momentin kur do ushtronin kontroll, Alimadhi ka kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht efektivët dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht urdhrit për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës. Alimadhi është vënë në hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe AMP ka nisur verifikimet pas pamjeve që janë ndarë në rrjet, ku eksponentët e PD pretendojnë se Alimadhi u dhunua.

VIDEO

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë”, njofton policia e Tiranës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E STUDENTES SHQIPTARE NË ITALI/ Nëna e ish të dashurit nuk e donte në shtëpi: Ma shpërqendronte djalin
Previous article KOKAINË E KANABIS/ Arrestohen tre persona në Vlorë, detaje nga operacioni

s.autor

Postime të ngjashme

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Aktualitet

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT