• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHIMI PËR KORRUPSION/ SPAK 1 vit hetim për parfumin 3.700 lekë të prokurores
Home
Aktualitet
Kronikë

DYSHIMI PËR KORRUPSION/ SPAK 1 vit hetim për parfumin 3.700 lekë të prokurores

31 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një hetimi të SPAK, pas dyshimeve për një rast korrupsioni.

Por pas një viti hetim, ku SPAK ka pyetur personat pjesëmarrës, këqyrur telefonat e tyre, analizuar pamjet e kamerave të sigurisë të Prokurorisë së Elbasanit ka dalë në përfundimin së korrupsioni nuk ekzistonte dhe së çështja duhet të pushohej.

Kërkesa e SPAK për pushimin e çështjes është pranuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka vlerësuar se nuk ekzistonin indicie apo prova të mjaftueshme, ku të bazohej dyshimi për një aferë të paligjshme. Referuar vendimit të gjykatës, të siguruar nga A2, historia e ka zanafillën në 4 dhjetor 2023, ku Arben Kotollaku, oficer i Policisë gjyqësore të Elbasanit ka shkuar në zyrën e prokurores, Glenda Zeneli.

Oficeri ka nxjerrë një send nga xhepi, duke i thënë prokurores se e kishte nga Ismail Q., një qytetar që gati 2 muaj më parë ishte arrestuar për “drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe kishte dalë në “detyrim për paraqitje” më kërkesë të saj.

Pavarësisht se prokurorja ka refuzuar, nuk ka mundur t’i kthente sendin oficerit që është larguar nxitimthi, moment i regjistruar nga kamerat e sigurisë së Prokurorisë. Në vijim, i telefonuar prej saj, oficeri është rikthyer, ku ka marrë jo vetëm sendin, që rezultoi të ishte një parfum, por edhe një vendim të prokurores për refuzimin e dhuratës, bazuar në ligjin “përpara ndalimin e konfliktit të interesit” dhe ka kërkuar ndjesë.

Situata është pasuar me nisjen e një hetimi për korrupsion në këtë prokurori, i kaluar më pas për kompetencë në SPAK. Gjatë hetimit, oficeri ka deklaruar se parfumin, e blerësi pas tij 3700 lekë, ia ka dhënë prokurores për respekt dhe jo si favor për ndonjë çështje hetimore.

Ndërsa Ismail Q., ka pohuar se nuk i ka dhënë ndonjë parfum për prokuroren oficerit Kotollaku. Sipas vendimit, hetimi 1 vjeçar i SPAK, nuk ka provuar ndonjë marrëveshje mes të dyve, apo qëllim për ndikim të paligjshëm tek prokurorja për ndonjë çështje të caktuar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA TRONDITËSE E PALESTINEZES/ Prindërit u bënë bashkë për të vrarë vajzën e tyre, pse u zgjodh Shqipëria
Previous article NGJARJE E RËNDË NË SARANDË/ Burri plagos gruan me thikë në bark, policia në kërkim të autorit

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT