• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI I SPAK NË BANESËN E XHOVANËS DHE ALDËS/ Dy motrat akuza Nuredin Dumanit: Porositi sulmin me tritol
Home
Breaking News

AKSIONI I SPAK NË BANESËN E XHOVANËS DHE ALDËS/ Dy motrat akuza Nuredin Dumanit: Porositi sulmin me tritol

30 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Publikohen detaje të reja nga aksioni i SPAK lidhur me motrat Xhovana e Alda Nikolli, paraditen e 28 marsit në Elbasan. Burime nga policia bënë me dije se Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën e tyre, si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre po në qytetin e Elbasanit, si dhe sekuestrim te celularëve.

Kontrollet u kryen për shkak se nga shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli 9 muaj më parë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person pa asnjë rekord penal.

Mësohen detaje të aksionit, që nisi që në orët e para të mëngjesit, kur skuadra e posaçme operacionale nisi vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre.

Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMË X1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.

Burimet thanë se Xhovana dhe Alda Nikollit si dhe babait të tyre iu sekuestrua celulari. Më pas, ata u shoqëruan në banesat përkatëse ku edhe u ushtrua kontrolli. Të njëjtat burime konfirmuan se motrat Nikolli gjatë kontrollit hodhën akuza ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, duke e akuzuar si porositës të ngjarjes.

SPAK ka dyshime të forta se Xhovana Nikolli e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumani kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu për emrin e urdhëruesit.

Shpërthimi në katin e 4 të pallatit në Lagjen Haxhias të Elbasanit ku banonin motrat Nikolli ndodhi më 14 korrik 2024. Nga shpërthimi dera e familjes Thomaraj u shemb duke lënë në plagosur djalin e madh Enean, i cili ndërroi jetë pas 4 muajsh në spitalin e Traumës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS KRETËS/ Kryeministri Rama vijon takimet me shqiptarët në Greqi, sot në orën 17:00 në Athinë
Previous article "RUSIA DHE KINA DUAN ISHULLIN DHE RESURSET E TIJ"/ JD Vance në Groenlandë: Mesazhi që kam për Danimarkën…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT