• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FITËR BAJRAMI/ Mijëra besimtarë falen në ‘Sheshin Skënderbej’! Përmbyllet një muaj agjërimi
Home
Sociale

FITËR BAJRAMI/ Mijëra besimtarë falen në ‘Sheshin Skënderbej’! Përmbyllet një muaj agjërimi

30 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas një muaji agjërimi e sakrificash shpirtërore, besimtarët myslimanë kremtojnë sot (30 mars) festën e Fitër Bajramit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe besimtarët u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e madhe në Tiranë.

Ceremonia nisi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën dhe më pas vijoi me faljen e madhe në shesh.

Kreu i Komunitetit Mysliman, mes të tjerash në fjalën e tij uroi të gjithë besimtarët anëmbanë dhe gjithashtu që “Zoti t’u kishte pranuar agjërimin dhe t’i ndihmonte në përballimin e sfidave të jetës”.

“Kjo ditë sot na gjen me zemra të mbushura dhe sakrifica jonë është pranuar. Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden dhe njeriu matet me atë që ka. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb”, tha kreu i KMSH mes të tjerash në fjalën e tij me rastin e kësaj feste, para mijëra besimtarëve.

Edhe ditën e djeshme Spahiu uroi besimtarët, duke kujtuar këtë ditë të madhe për besimin islam:

“Festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit, të sëmurët, të moshuarit të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit japin edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë. Fitër Bajarami le të na shërbejë si një moment i vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj”, u shpreh ai.

Edhe Presidenti Bajram Begaj uroi dje besimtarët myslimanë duke theksuar se “përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit”.

Një urim erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se besimtarët përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi.

“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat”.

Pritjet tradicionale organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOKALI I KTHYER NË BAZË DROGE DHE ARMËSH/ Një 18-vjeçar në pranga, shpallet në kërkim pronari
Previous article E PLOTË/ Kryepeshkopi Joan: Fan Noli i dha gjuhën Kishës, Anastasi e ringriti! Mirënjohje për ta! Familja, paqja, bashkëjetesa misioni im

s.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT