• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë

28 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pas disa vjedhjeve që ata dyshohen se kanë kryer.

Policia njofton se një nga të arrestuarit, 52-vjeç ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte vjedhur materiale ndërtimi dhe vegla elektrike në banesën e një shtetasi, në qytet.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi R. P., 52 vjeç, është autor i dyshuar edhe për 3 raste të tjera vjedhjesh, të ndodhura më datat 09.02.2025, 23.03.2025 dhe 24.03.2025, në lagjet “Lirim” dhe “Kushtrimi”, ku janë vjedhur sende të ndryshme në banesa dhe në një automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë i arrestuari tjetër, 31 vjeç u kap nga policia e Selenicës, teksa po tentonte të vidhte në një stan në fshatin “Peshkëpi”. 31-vjeçari dyshohet se ka kryer vjedhje po në të njëjtin fshat edhe në nëntor të vitit të kaluar.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në momentin që tentonte të kryente një vjedhje në një stan, në fshatin “Peshkëpi”. Gjatë përpjekjes për t’u larguar, ai braktisi automjetin pa targa, i cili u sekuestrua si provë materiale.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas është autor i dyshuar edhe për një tjetër rast vjedhjeje, të ndodhur më datë 28.11.2024, në të njëjtin fshat”, informon më tej policia.

Sendet e vjedhura u sekuaestruan si provë materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA GARANCI PËR KIEVIN/ Trump kërkon një tjetër plan për mineralet
Previous article "KUSH VOTON PD ËSHTË 1-SH"/ Berisha zbulon banerin e PD për zgjedhjet: Logoja e betejës me të cilën shkojmë drejt fitores më 11 maj

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT