• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO TË MBAHEN ATA QË IU ËSHTË REFUZUAR AZILI”/ Meloni ndryshon funksionin e kampit të Gjadrit
Home
Botë

“DO TË MBAHEN ATA QË IU ËSHTË REFUZUAR AZILI”/ Meloni ndryshon funksionin e kampit të Gjadrit

28 March, 2025 s.autor Aktualitet, Botë, Kronikë

Ajo që ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi paralajmëroi pak ditë më parë, qeveria italiane pritet ta zyrtarizojë në mbledhjen e kësaj të Premteje me një dekret të veçantë.

Qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe në Gjadër do të ndryshojnë funksion. Nëse më parë ato ishin konceptuar për mbajtjen e emigrantëve të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare, tashmë do të përdoren për strehimin e atyre që u është refuzuar azili dhe që janë në pritje të riatdhesimit. Gazeta “La Repubblica” shkruan se vendimi ka vetëm 2 nene.

Zyrat në portin e Shëngjinit do të shërbejnë për pritjen dhe regjistrimin e emigrantëve që do të transferohen më pas në Gjadër. Në këtë kamp do të dërgohen edhe emigrantë që nuk vijnë nga vende të sigurta. Qëndrimi i një emigranti në këtë qendër mund të zgjasë deri në 1 vit e gjysmë në pritje të riatdhesimit. Problem për “La Repubblica” janë mbështetja ligjore dhe kostot.

Në bazë të ligjit, dëbimi duhet të ndodhë nga territori italian dhe kjo mund të kërkojë që çdo emigrant të rikthehet edhe një herë nga Gjadri në Itali përpara dërgimit në shtëpi. Ndryshimi në funksionimin e Gjadrit është kritikuar nga opozita italiane.

Elly Schlein, Sekretare e Partisë Demokratike u shpreh se dekreti është në kundërshtim me ligjin e BE, do të duhej të kërkojë më shumë para dhe do të kërkonte madje edhe një ndryshim në marrëveshjen Rama-Meloni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KREDI ME ZERO INTERES PËR BLERJE BANESE..."/ Manastirliu: Afati i fundit i aplikimit, data 9 prill
Previous article EMRAT/ Zbardhen disa raste të vjedhjeve në Vlorë dhe Selenicë, vihen në pranga 2 autorët

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT