Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër për kontrollin e banesës së motrave Xhovana e Alda Nikolli.
Mësohet se forcat policore ndodhen tashmë në banesën motrave Nikolli dhe po kryejnë kontrolle.
Bastisja e shtëpisë së Xhovana e Alda Nikollit vjen pas vdekjes tragjike të fqinjit të tyre, Enea Thomaraj i cili humbi jetën për shkak të tritolit që u vendos te dera e motrave, në një apartament në qytetin e Elbasanit.
Pas tre muaj te spitali i Traumës, i riu humbi jetën për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë nga shpërthimi i eksplozivit.
Tritoli për motrat Nikolli i mori jetën 29-vjeçarit të pafajshëm, Enea Thomaraj
Enea Thomaraj është 29-vjeçari, i cili pas 3 muajsh në luftë ndërroi jetë këtë të mërkurë si pasojë e plagëve të cilat nuk iu mbijetoi dot… Jeta e të riut u ndërpre në mes duke lënë pas gjithçka si pasojë e një atentati ndaj të cilit nuk kishte asnjë lidhje, faji i vetëm i të riut të ndjerë ishte që fqinje kishte motrat Nikolli.Enea Thomaraj ishte fqinj i motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut 2024.
I riu ishte duke shkuar në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi me tritol, dhe si pasojë e shpërthimit të fortë, dera e banesës së tij u shemb dhe i shkaktoi dëmtime të rënda në kokë.


