• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK E DIM QË NDALOHEJ”/ Gjykata e Tiranës i lë në burg prostitutat nga Kolumbia
Home
Aktualitet
Kronikë

“NUK E DIM QË NDALOHEJ”/ Gjykata e Tiranës i lë në burg prostitutat nga Kolumbia

24 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë “arrest në burg” për pesë kolumbianet e arrestuara të enjten nga operacioni “Orkidea”, si pjesë e një rrjeti prostitucioni në kryeqytet.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura pesë shtetaset kolumbiane, i thanë gjykatës se kishin ardhur në Shqipëri përmes një agjencie punësimi për arsye ekonomike, pasi vinin nga divorce në vendin e origjinës, por kanë mohuar të ishin pjesë e ndonjë rrjeti prostitucioni. Ndonëse kanë pranuar të jenë përfshirë në këtë aktivitet duke u regjistruar në faqet e eskortave në Instagram, për llogari personale të tyre, ato janë shprehur se nuk e dinin që prostitucioni ishte vepër penale në Shqipëri.

Masa e sigurisë “arrest në burg” qëndroi e pandryshuar edhe për taksistin Esmerald Sulollari, ndërsa për të dyshuarat Anisa Brahaj, oficere krimesh në Komisariatin nr. 4 dhe Elona Murajn, gjykata vendosi të vijojë masa e “arrestit në shtëpi”. Sipas burimeve brenda seancës, taksisti Sulollari ka kundërshtuar akuzën, duke pretenduar se ka bërë vetëm punën e tij të taksistit.

Ai ka pranuar se ka transportuar vajzat nga Rinasi drejt Tiranës, në këmbim të pagimit të tarifës së taksisë. Fakti që u ka shërbyer vetëm si taksist, është konfirmuar edhe nga të dyshuarat kolumbiane në sallën e gjyqit. Nga ana tjetër, prokurori i tha gjykatës se 39-vjeçari Sulollari ka mbajtur kontakte me Gabriela Martinez, kolumbianen 47-vjeçare, të shpallur në kërkim si drejtuesja e këtij rrjeti prostitucioni në kryeqytet.

Në kodin “Orkidea”, Policia e Shtetit ekzekutoi 8 masa sigurie të enjten, nga 11 të miratuara nga gjykata mbi një rrjet të rekrutimit të vajzave nga Kolumbia, sjelljen e tyre në Tiranë dhe më pas përfshirjen e tyre në prostitucion, kundrejt tarifave nga 200 në 250 euro për çdo klient.

Prokuroria e Tiranës ka proceduar 44 vajza nga Amerika Latine si të përfshira në këtë skemë. Të dyshuarit në këtë çështje akuzohen në role të ndryshme për “shfrytëzim të prostitucionit”, “trafikim të personave të rritur”, “prostitucionin” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHKUP/ Qiramarrësi ekzekuton pronarin e shtëpisë dhe i plagos djalin e mitur, më pas vret veten
Previous article "TË KRIJOJMË NJË KËSHILL TË KTHYERISH"/ Rama: Emigrantët sjellin ide të reja, janë burim njerëzor i çmuar për vendin

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT