• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 68-vjeçari në Vaun e Dejës! Qëlloi me armë gjahu, e goditi me grushte…
Home
Breaking News

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 68-vjeçari në Vaun e Dejës! Qëlloi me armë gjahu, e goditi me grushte…

24 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 68-vjeçar në Vaun e Dejës është arrestuar pasi tentoi që të vriste bashkëshorten e tij. Sipas policisë, dyshohet se Xhabir Hoxhaj për motive xhelozie ka qëlluar dy herë me çifte ndaj bashkëshortes për ta vrarë, e ka goditur me grushte në fytyrë dhe më pas e ka dëmtuar me xham në qafë dhe shpatull. 61-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj autorit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë. Ndërkohë, është sekuestruar arma e gjahut,  dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

“Vau i Dejës/Qëlloi me armë gjahu çifte drejt bashkëshortes, me qëllim vrasjen e saj, kapet dhe vihet në pranga 68-vjeçari.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë  Vau i Dejës  pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejës  po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin  autorit.

Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër  u bë kapja  e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë  i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie)  ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë   dhe më pas e  ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham)  në pjesën e qafës dhe shpatullës.

61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO E SHISTE NË TIRANË/ U kap me armë me vete, arrestohet 24-vjeçari (EMRI)
Previous article DOSSIER/ “Kushdo që duke frikësuar sjell dame të randa në person ose pasuni, shtrëngon…” Çfarë parashikonte Kodi Penal i Monarkisë?

s.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT