Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Lezhës gjatë orëve të natës. Objektiv i sulmit ishte një lokal i ndodhur në lagjen “Besëlidhja”, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së lëndës plasëse.
Hetimet vijojnë.


