Udhëheqësit arabë miratuan të martën një plan egjiptian për rindërtimin e Gazës, që do të kushtonte 53 miliardë dollarë dhe do të shmangte rivendosjen e palestinezëve, në kontrast me vizionin e presidentit amerikan Donald Trump “Riviera e Lindjes së Mesme”, sipas një kopje të planit.
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka deklaruar se propozimi ishte pranuar në mbylljen e një samiti në Kajro.
Sisi tha në samit se ishte i sigurt se Trump do të ishte në gjendje të arrinte paqen në konfliktin që ka shkatërruar Rripin e Gazës. Sipas Sisit Egjipti kishte punuar në bashkëpunim me palestinezët për krijimin e një komiteti administrativ të teknokratëve të pavarur dhe profesionistë palestinezë, të cilëve iu besua qeverisja e Gazës.
Plani i Rindërtimit të Egjiptit për Gazën është një dokument 112 faqesh që përfshin harta se si do të rizhvillohej toka e tij dhe dhjetëra imazhe shumëngjyrëshe të krijuara nga AI të zhvillimeve të banesave, kopshteve dhe qendrave komunitare. Plani përfshin një port komercial, një qendër teknologjike hotele në plazh dhe një aeroport.


