• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MBYLLET FAZA E DYTË/ Procedura për të përfituar kredinë e butë për shtëpi! Si do të bëhet përzgjedhja e fituesve
Home
Ekonomi

MBYLLET FAZA E DYTË/ Procedura për të përfituar kredinë e butë për shtëpi! Si do të bëhet përzgjedhja e fituesve

5 March, 2025 s.autor Ekonomi

Dje ishte afati i fundit për 2337 qytetarët e përzgjedhur për të përfituar mundësinë e blerjes së një shtëpie me kredi të zbutur nga qeveria.

Pas kësaj date, do të duhet së paku një muaj që Drejtoria e Strehimit të shqyrtojë dosjet e aplikantëve për t’i dërguar për votim në këshillin bashkiak.

“Shqyrtimi i dokumentacionit realizohet brenda një afati kohor prej 30 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit nga drejtoria përgjegjëse, e cila vë në dispozicion të Komisionit të Strehimit për vlerësim të mëtejshëm, vetëm praktikat e sakta që përmbajnë formularët e aplikimit dhe dokumentacionin e individëve apo familjeve që kanë aplikuar për këtë program strehimi dhe që në bazë të kritereve të vendosura kualifikohen si të vlefshëm”, citohet në vendimin e Këshillit Bashkiak mbi programin e subvencionimit të kredive.

Me të shpallur listën finale me fituesit e këtij programi, ata mund të paraqiten në bankën e nivelit të dytë, me të cilën bashkia ka lidhur marrëveshjen. Ata kanë vetëm gjashtë muaj kohë në dispozicion për të gjetur banesën që do të blejnë, kështu që kërkimet duhet të nisin që tani.

Përmes programit të subvencionimit të kredive për shtëpi, përfituesit marrin kredi në vlera të ndryshme, bazuar në numrin e anëtarëve. Për një garsoniere, të përshtatshme për 1 deri 2 persona, vlera e kredisë që mund të lëvrojë baka kap shifrën e gati 8 milionë lekëve. Për një banesë 1+1 shifra arrin në 11.7 milionë lekë, për një hyrje 2+1 do të lëvrohen 13.7 milionë lekë, ndërsa shuma maksimale e kredisë së butë është 14.6 milionë lekë për një hyrje 3+1.

PËRZGJEDHJA E FITUESVE

Një formulë pikëzimi me 100 pikë në total do të përdoret për secilin aplikues. Ata që mbledhin më shumë pikë do të përzgjidhen bazuar në kriteret ekonomike, familjare, kushtet e strehimit dhe kushtet sociale.

Çdo qytetar që ka pasaportizim në Tiranë dhe nuk mund të blejë një apartament në kushtet e tregut të lirë, mund të aplikojë për të përfituar kredi me interes të zbutur në masën 3 për qind. Por, si çdo herë tjetër, do të ketë disa kategori prioritare.

Çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 40 vjeç, individët apo familjet e minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gratë kryefamiljare apo të dhunuara. “Përparësitë e përcaktuara më sipër nuk përjashtojnë individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto familje.

Sjellim në vëmendje se me ndryshimet e ligjit nr. 22/2018, kategoria në nenin 16, nënndarja iv) dhe v) të shkronjës “b” ka ndryshuar në familje të reja/ të rinj që në momentin e paraqitjes së kërkesës kanë një moshë jo më të madhe se 40 vjeç. “Familje e re”, në kuptim të këtij ligji është familja e krijuar si rezultat i martesës së lidhur përpara nëpunësit të gjendjes civile ose bashkëjetesës së deklaruar para noterit publik, sipas Kodit të Familjes, kur mosha e anëtarit më të madh të së cilës në momentin e paraqitjes së kërkesës është më e vogël ose baras me 40 vjeç.

Duke qenë se subvencionimi i interesave të kredisë do të kryhet nga buxheti i shtetit, marrëveshja është lidhur ndërmjet ministrit përgjegjës për strehimin, ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit financiar”, – thuhet në vendim.

Veliaj: E rihapëm ne programin e kredive, ndihmuam plot qytetarë

Pavarësisht se ndodhet i izoluar, kryebashkiaku Erion Veliaj mbetet i angazhuar në procesin e realizimit të projekteve sociale për qytetarët.

“Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha është një nga projektet që kam më përzemër dhe gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës që të blejnë shtëpinë e tyre me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit (ku u shpallën fitues 2237 aplikues), që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë. Janë plot 1200 kuota në dispozicion”, – shkruan kryebashkiaku Veliaj.

kredi

kredia1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RINDËRTIMI I GAZËS/ Shtetet arabe miratojnë planin egjiptian kundrejt “Rivierës” së Trump
Previous article TRONDITET FUSHË-KRUJA/ Shpërthim eksplozivi në murin e jashtëm në një punishte sallami

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT