Dalin sot para GJKKO shefat e policisë që sipas SPAK kanë ndihmuar grupet kriminale në Sarande, Gjirokastër dhe Tepelenë për të kultivuar dhe trafikuar kanabis.
Në GJKKO do të dalin Ervis Alisinanaj, shef krimesh në Lushnje, Shkelzen Ruska, shef krimesh ne Himarë dhe Erdit Hazizaj , ish pjesë e forcave operacionale, kandidat i PD për bashkine Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023
Atyre do u verifikohet masa e sigurisë.
Ndërkohë në kërkim është Elvis Dervishi, shef i kufirit Sarandë.
Në kërkim janë shpallur dhe 3 drejtuesit e 2 grupeve kriminale si dhe 3 shtetas të tjerë të përfshire në disa episode kriminale. Policet e inkriminuar sipas SPAK rezulton se kanë qenë përdorues të aplikacionit SKY ECC me të cilët mbanin kontakte me grupet kriminale për t’i siguruar mbështetje.Sipas SPAK grupi kishte trafikuar sasi të konsiderueshme droge, me vlerë 1.7 mln euro. SPAK njofton se pjesë e grupit ishin edhe shtetas italianë ndërsa drejtohej nga 2 trafikantë, Kristi Qirizi dhe Eldian Allushi.


