• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA “VENDI I NDERIT” NË PANAIRIN E TURIZMIT NË BERLIN/ Rama: 11 mln vizitorë në 2024-ën, hapim aeroport sezonal para Korfuzit
Home
Politikë

SHQIPËRIA “VENDI I NDERIT” NË PANAIRIN E TURIZMIT NË BERLIN/ Rama: 11 mln vizitorë në 2024-ën, hapim aeroport sezonal para Korfuzit

3 March, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Shqipëria ka “Vendin e Nderit” në Panairin e Turizmit që mbahet në Berlin. Kryeministri Edi Rama, në konferencën për nisjen e këtij eventi, u ndal tek rritja që ka pasur Shqipëria në turizëm, duke thënë se jemi vendi me rritjen më të madhe si destinacion turistik. Ndalur në shifra, kreu i qeverisë kujtoi në konferencë 11 mln vizitorët e huaj që erdhën në Shqipëri në vitin që lamë pas.

“ 11 mln vizitorë që kanë kaluar më aeroport, duke kaluar Beogradin. Për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në Kartën e Organizatës Botërore e të Turizmit, bashkë me Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë. Ne s’kishim as Kupën e Botës as Mekën, po ti përjashtoja mund të themi që ne jemi të parët, siç ka qenë më herët Gjermani me Kupën e Botës”, tha Rama.

Duke theksuar se Shqipëria është vendi që ka pasur rritjen më të madhe si destinacion turistik në botë, kryeministri tha se ka pasur edhe rritje të turistëve gjermanë që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.

“Bazuar në Kartën e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, deri më tani Shqipëria është vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë dhe kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë. Shohim më në fund edhe turistë gjermanë që po vijnë. Ca vjet më parë dikush më tha se dita kur turistët gjermanë do vijnë në Shqipëri do jetë progres i pakthyeshëm. I thashë, po si është e mundur? Më tha sepse turistët gjermanë janë ata më kokëfortët së pari që të kuptojnë se ku shkojnë, por pastaj në momentin që vijnë vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e fortë e ndryshimit. Jemi të lumtur të shohim shifrat e rritjes së ardhjes së turistëve gjermanë, rreth 120 mijë disa vjet më parë në 374 mijë vitin e kaluar. Sigurisht që ne jemi mjaft ambiciozë për të marrë më shumë turistë gjermanë”, tha Rama.

Kryeministri Rama kujtoi edhe kohën kur Shqipëria ka qenë totalisht e izoluar nga Europa e në vitet ’90 kujtoi se ata pak udhëtarë që vinin në vendin tonë duhet të hiqnin mjekrën.

“Nuk dua t’iu marr shumë kohë, se ma merr mendja që do ketë pyetje përgjigje më pas. Nuk dua të ngatërrohem me orën gjermane, që është shumë e vështirë në integrohet në mënyrën tonë ballkanike të bashkëbisedimit. Po të ishit në Shqipëri do ju mbaja me orë të tëra të dëgjoni çfarë do ju thoja. Nuk është ide e mirë që t’ju bëj më shumë nervozë. Po ndalem duke u dhënë një shifër të thjeshtë. Kemi qenë Koreja e Veriut Evropës gjatë jetës sonë. Ishim të rritur kur aeroporti kishte shumë pak mijëra udhëtarë dhe këta duhet të ishin marksistë dhe leninistë që të hynin në vendin tonë. Ishim tërësisht të izoluar nga Evropa.

Kemi qenë Koreja e Veriut e Europës gjatë jetë sonë, ishim të rritur kur aeroporti ynë kishte vetëm pak mijëra udhëtarë në vit dhe të gjithë këta pak mijëra udhëtarë duhet të ishin marksistë, leninistë që të hynin në vendin tonë, po flas deri në ‘90. Ne ishim të izoluar nga Europa, por duke qenë se kishim kaluar diçka që askush në Europën ish-komuniste nuk e kishte kaluar, lidhjet me kinezët, ne në Shqipëri nuk mund të mbanin mjekër dhe në aeroport kishte një berbehane, kështu që turistët që kishin mjekër nuk mund të hynin pa kaluar nga berberi. Kështu që Karl Marx vetë nuk do mund të hynte në Shqipërinë marksiste pa hequr mjekrën”, tha Rama.

Mes 190 vendeve pjesëmarrëse dhe 5600 ekspozuesve, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmëndjes globale si vendi i nderit e përfaqësuar nga turoeratorë dhe hotelierë, ekspertë të fushës së turizmit e partnerë, të cilët në panele diskutimi, takime dhe një larmi aktivitetesh, do të prezantojnë nën logon “All Senses” përvojat, emocionet dhe shijet unike që e bëjnë Shqipërinë një destinacion turistik atraktiv dhe të shumëdëshiruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIK DROGE NGA SARANDA NË GREQI/ Dalin sot në GJKKO 2 ish-shefa krimesh dhe ish-efektivi që kandidoi me Berishën për Roskovecin! U zbuluan nga SkyECC
Previous article "SHQIPËRIA MË E LARMISHME SE ZVICRA"/ Rama nga Berlini: Kemi edhe ‘Mesdheun’, shqiptarët s’janë të mërzitshëm si zviceranët

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin Aktualitet

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT