• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ULÇERA E STOMAKUT/ Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë
Home
Shëndet

ULÇERA E STOMAKUT/ Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

25 February, 2025 s.autor Shëndet

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk shkaktohet nga këta faktorë.

Shumë nga ulçerat shkaktohen si rezultat i pranisë së bakterit Helicobacter pylori (H. pylori) dhe kjo lidhet me përdorimin afatgjatë të barnave anti-inflamatore si ibuprofeni dhe aspirina.

Edhe pse nuk ka një dietë specifike që trajton ulcerën e stomakut, ka disa ushqime që mund ta përkeqësojnë, përmirësojnë e madje ta kurojnë atë, me të cilat AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë.

Simptomat e ulçerës së stomakut

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun tuaj.

Dhimbje dhe djegësi në stomak

Fryrje, gromësira ​​ose ndjesi ngopjeje

Të përziera ose të vjella

Humbje peshe e pashpjegueshme ose oreks i pakët

Ushqimet më të mira për ulçerën e stomakut

Ushqimet e pasura me fibra mund të parandalojnë sekretimin e tepërt të acidit të stomakut, i cili mund të zvogëlojë dhimbjen dhe të mbrojë mukozën e stomakut ndërsa ulçera shërohet.

Shumë ushqime të pasura me fibra janë gjithashtu burime të mira të polifenoleve, kimikateve bimore që kanë veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe mbrojtëse, të cilat përshpejtojnë shërimin.

Ushqimet e pasura me fibra janë:

Mjedrat
Dardhët
Mollët
Bananet
Portokallet
Luleshtrydhet
Fiqtë
Rrushtë e thatë
Angjinarja
Bizeleet
Brokoli
Rrepa
Lakrat e Brukselit
Misri i ëmbël
Patatet
Pasta e domateve
Karotat
Elbi
Fasulet
Thjerrëzat
Arrorët
Farërat e ndryshme
Tërshëra me drithëra të plota
Oriz kaf
Buka e zezë
Ushqimet më të këqija për ulçerën e stomakut
Nëse keni ulçerë në stomak, mund të zbuloni se disa ushqime dhe pije ju shkaktojnë acarim.

Fajtorët e zakonshëm mund të përfshijnë:

Alkoolin
Kafenë
Pije të tjera me kafeinë
Ushqimet pikante
Megjithatë organizmi mund t’i tolerojë nëse konsumohen në sasi të vogla ose së bashku me ushqime të tjera.

Është e rëndësishme të theksohet se këto ushqimë nuk japin shqetësime për të gjithë.

Kështu që veprimi më i mirë është të kufizoni ose të shmangni ato produkte që ju shkaktojnë shqetësime dhe të shijoni me moderim të tjerat.

Sipas studimeve të ndryshme të cilave AgroWeb.org iu referohet, dietat më të mira që këshillohen për personat me këtë problem shëndetsor janë dieta mediterrane dhe ajo me bazë bimore.

Për të trajtuar në mënyrë efektive ulcerën e stomakut, është shumë e rëndësishme të zbulohet fillimisht shkaku e më pas të vijohet me trajtimin.

Pra, nëse keni një infeksion bakterial nga H. pylori, mjeku juaj do t’ju rekomandojë marrjen e një antibiotiku.

Nëse shkaku lidhet me përdorimin afatgjatë barnave anti-inflamatrore, mjeku do t’ju rekomandojë qetësues për dhimbjen.

Së bashku me këto trajtime jepen edhe ilaçet që bllokojnë acidin e tepërt që stomaku prodhon, i cili njëkohësisht mbron edhe mukozën e stomakut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHINI NJË SY FOTOVE/ 4 tendencat e bizhuterive që do zbukurojnë veshjet tuaja gjatë këtij sezoni
Previous article PREJ 17-VITESH NË KËRKIM/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 10 vite burg në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT