• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISH-BLLOKU DO KTHEHET NË ZONË KËMBËSORE/ Rama: Do të jetë më efikase për bizneset! Duhet menduar për parkimin nëntokësor, hapi tjetër
Home
Politikë

ISH-BLLOKU DO KTHEHET NË ZONË KËMBËSORE/ Rama: Do të jetë më efikase për bizneset! Duhet menduar për parkimin nëntokësor, hapi tjetër

24 February, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-Bllokut, u shpreh se kjo zonë do të jetë një hapësirë fantastike urbane në kryeqytet.

Rama u shpreh se me kthimin e ish-Bllokut në pedonale ofrohet një mundësi më e madhe për të kaluar kohë në një ambient të pastër dhe të sigurt, pa shqetësimin e trafikut.

“Duhet ti shmangemi idesë që për ulur trafikun duhet të zgjerojmë rrugët, Kjo nuk është e vërtete, jo arteriet kryesore që lidhin qytetet me njëra tjetrën por kam parasysh rrugët e brendshme të qytetit. Ka shumë gjasa që fluksi i trafikut të rritet, e kundërta është e vërtetë. Dekurajimi i trafikut është përgjigja. Kjo zonë është qendrore dhe e aksesueshme lehtësisht, një zonë nga ku banorët, distancat nuk janë të gjata dhe është një zonë që duke stimuluar ecjen do të jetë shumë më efikase edhe për bizneset që janë në zonë të cilat janë ato që ankohen të parat për ndërprerjen e aksesit me makina deri të dera’, tha Rama.

Në lidhje me parkimin e dyfishtë, Rama e përmendi atë si një element që duhet të eliminohet për të lehtësuar trafikun dhe për të krijuar mundësi më të mira për qarkullimin e makinave dhe njerëzve.

Ai gjithashtu theksoi se zgjerimi i rrugëve nuk është gjithmonë zgjidhja për uljen e trafikut, duke e krahasuar me projektin e Lungomaren në Vlorë, ku një rrugë më e ngushtë ka pasur sukses në krijimin e një hapësire më të kënd.

‘Do ju sjell rastin e Vlorës ku u bë një debat për Lungomaren ku projektuesit belg sollën një rrugë të ngushtë dhe ata që e kundërshtonin doni një rrugë shumë më të gjerë. Faktikisht rruga në Lungomare funksionon më së miri. Fakti që shkohet më shumë në këmbë sesa makinë, fluksi i njerëzve është shumë më i madh dhe natyrisht ajo çka u tha këtu është qasja e duhur që duhet një kohë informimi dhe shkëmbimit të projektit dhe idesë. Duhet të mendojmë më shumë hapësira për parkimin nëntokësor. Hapi tjetër është goditja e parkimit të dyfishtë që është problemi kryesor.”-u shpreh kryeministri Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE VITE LUFTË/ Rama në samitin e Kievit: Mos injoroni realitetin e ri, Ukrainës mund t’i imponohet një rezultat i padrejtë
Previous article GJKKO LË NË BURG SAFET GJICIN/ Avokati i tij: E ka dhënë analizën e ADN, nuk e di cila ngjarje kërkohet

s.autor

Postime të ngjashme

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Politikë

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT