• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për vazhdimin e zvogëlimit të përmasave të qeverisë federale
Home
Nderkombetare

SHBA/ Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për vazhdimin e zvogëlimit të përmasave të qeverisë federale

12 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump bëri një dalje të rrallë në Zyrën Ovale të martën me këshilltarin e tij më të fuqishëm, Elon Musk përpara se të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për të vazhduar zvogëlimin e përmasave të qeverisë federale.

Agjencia e lajmeve Associated Press arriti të sigurojë një dokument të Shtëpisë së Bardhë lidhur me urdhrin ekzekutiv që synon të çojë përpara punën e zotit Musk për uljen e shpenzimeve qeveritare përmes Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, shkurtimisht DOGE.

Zoti Musk tha se në qeverinë federale ka disa punonjës të mirë, por ata duhet të mbajnë përgjegjësi për punën që bëjnë, ndërsa e quajti burokracinë federale degë të katërt të pushtetit të “pazgjedhur me anë të votës”“Populli votoi për një reformë të madhe në qeveri dhe kjo po ndodh”, tha ai.

“Kjo nënkupton demokracinë”.

Kjo është hera e parë që zoti Musk u pyet nga gazetarët që kur iu bashkua administratës së Presidentit Trump si një punonjës i posaçëm me ndikim të gjerë mbi agjencitë federale. Ai është gjithashtu individi më i pasur në botë dhe pronar i platformës sociale X.

Zoti Musk është kritikuar për një detyrë shumë të fuqishme dhe nuk ka mbikëqyrje. Pavarësisht shqetësimeve për pak transparencë, zoti Musk e cilësoi veten si një libër të hapur.

Në dokumentin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “agjencitë do të ndërmarrin plane për reduktimin e punonjësve federalë në shkallë të gjerë dhe do të përcaktojnë se cilët përbërës të agjencisë (ose vetë agjencitë) mund të eliminohen ose bashkohen për shkak se funksionet e tyre nuk kërkohen në bazë të ligjit”.

Dokumenti gjithashtu thotë se agjencitë duhet të “punësojnë jo më shumë se një punonjës për çdo katër që largohen nga qeveria federale”. Përjashtime ka në rastet kur bëhet fjalë për imigracionin, zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike.

Presidenti Trump dhe zoti Elon Musk po u kërkojnë punonjësve federalë që të japin dorëheqjen në këmbim të stimujve financiarë, ndonëse plani i tyre është në pritje ndërsa një gjykatës shqyrton ligjshmërinë e tij.

Në bazë të planit, punonjësit që japin dorëheqjen do të paguhen deri më 30 shtator. Zyrtarë të administratës thanë se më shumë se 65,000 punonjës e kanë pranuar ofertën./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari dhe blerësi në Fier
Previous article "KANË NË SHËNJESTËR NJERËZ TË PS"/ Rama lexon mesazhin e qytetarit: 2 gjyqtarë kamikazë të PD-së në GJKKO, Altin Dumani t’i hetojë

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT