• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari dhe blerësi në Fier
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari dhe blerësi në Fier

12 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi u kap duke shitur kokainë dhe kanabis në doza. Sipas Policisë, i riu u kap duke i shitur në banesën e tij, doza kokaine dhe cannabisi një 30-vjeçari. Gjithashtu, nisi hetimi edhe për 4 shtetas të tjerë, dy prej të cilëve minorenë.

Policia sekuestroi 508 gramë kokainë dhe qindra doza Cannabisi, me vlerë në treg rreth 90 000 euro, si edhe u sekuestruan pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.

Njoftimi i Policisë Fier
Finalizohet pas ndjekjes me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë i koduar “Price”.

Shiste Kokainë dhe Cannabis në doza, nga banesa e tij, në lagjen “Afrim i Ri”, arrestohet 28-vjeçari, me precedent në këtë fushë.

Në pranga edhe një 30-vjeçar, si dhe në hetim 4 shtetas, blerës të dozave të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 508 gramë kokainë dhe qindra doza Cannabisi, me vlerë në treg rreth 90 000 euro. Gjithashtu, sekuestrohen pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi implikimin e një shtetasi në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional dhe me Prokurorinë e Fierit, finalizuan operacionin policor të koduar “Price”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 28 vjeç, dhe R. N., 30 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç.

28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur në banesën e tij, doza Kokaine dhe Cannabisi, shtetasit R. N. dhe 4 shtetasve të proceduar, të cilët shoqëronin 30-vjeçarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA PËR VELIAJN/ Dy prokurorët pranojnë gabimin: Nuk është i dënuar, ishte problem i regjistrit elektronik
Previous article SHBA/ Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për vazhdimin e zvogëlimit të përmasave të qeverisë federale

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT