• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KANË NË SHËNJESTËR NJERËZ TË PS”/ Rama lexon mesazhin e qytetarit: 2 gjyqtarë kamikazë të PD-së në GJKKO, Altin Dumani t’i hetojë
Home
Politikë

“KANË NË SHËNJESTËR NJERËZ TË PS”/ Rama lexon mesazhin e qytetarit: 2 gjyqtarë kamikazë të PD-së në GJKKO, Altin Dumani t’i hetojë

12 February, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka lexuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PS një mesazh të dërguar nga një qytetar.

Rama: Ne duam luftë kundër korrupsionit. Por nuk do të jemi të gatshmë të pranojmë abuzimin me njerëzit, të vërtetën dhe standardet sepse ky është minimumi.

Përndryshe kthehemi mbrapa. Kur ka folur për republikë prokurorësh të kisha parasysh. Nuk mund të mos lexoj sot një mesazh që më erdhi mbrëmë.

“Ju dëgjova me vëmendje, unë jam një dashamirës brenda vathës X-Y që merr urdhëra nga X-Y, por ka diçka që ju nuk e thatë, pse tani dhe jo më parë, pse 2 javë, 1 muaj më parë p.sh, sepse pikërisht tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar i angazhuar në të gjitha cështjet e vecanta me target njerëzit tuaj.

Gjyqtarët njësoj si edhe prokurorët njësoj krahas shorteve elektronike organizohen edhe në javë, ditë për kërkesa të ngutshme, në gatishmëri dhe ngjarje të cilat duhet të trajtohen përmes disa veprimeve të menjëhershme, pra ngjarje alarmante për krime, jo Nesti, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar.

Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe ju informoj se gjyqtarë të tjerë nuk kanë pranuar që të pranonin të njëjtin kërkesë për arrest, sepse gjyqtari mund vetëm të zbusë masën e prokurorit dhe jo ta ashpërsojë.

Por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë, në fakt keni garantuar vetëm atë 100% e vulosjes së kërkesave të Prokurorisë.

Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre me, emrin s’po e them se e keni në Parlament këtë kur ishte ministër i Drejtësisë Eduard Halimi dhe pastaj përfundoi në GJKKO.

Ky X i njohur si ekstremist i djathtë ka trajtuar më shumë kërkesa për eksponentë të PS, në vendime e ka kaluar cakun e gjyqtarit dhe të ligjit, duke kërkuar ashpërsimin përtej asaj që kërkon Prokuroria.

I tillë është edhe rasti X, nuk po e përmend, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është gjyqtari paraprak për “Toyota Yaris”, vetëm një fakt, ka urdhër ndalim të publikimit të vendimit të tij gjë që nuk e bën dhe bën të kundërtën kur duhet të përbalten njerëzit e PS, për shkak se aty përmenden shumë kolegë të tyre.

Por ama vendimin e pati në dorë prap njëri që e keni në Parlament dhe tani e ka Bufi i Kënetës që ua lexon shqiptarëve komunikime nga EncroChati në Parlament, i ndaluar për të t’u përhapur dhe publikuar.

Kjo është vepër penale. Ku jemi këtu ne? Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin ne mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe atij duke thënë që ne do t’i shkrijmë.

Këto janë lehtësisht të provueshme, Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Toyota Yaris dhe t’ia thotë publikut si kanë përfunduar në monologët e Bufit të Kënetës, m.q.s qenkan të ndaluara për publikim dhe dihet kush i ka marrë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për vazhdimin e zvogëlimit të përmasave të qeverisë federale
Previous article SHKOI 3 HERË NË SHTËPI PËR TË KRYER VETËVRASJE/ Zbardhet LETRA që la pas 17-vjeçarja në Gjirokastër

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT