• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVA VOTON/ Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, pritet të nisë numërimi
Home
Rajon

KOSOVA VOTON/ Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, pritet të nisë numërimi

9 February, 2025 s.autor Breaking News, Rajon

Janë mbyllur qendrat e votimit në të gjithë Kosovën për zgjedhjet parlamentare. Ato u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa u votua në 2 589 vendvotime. Në vijim pritet të nisë numërimi.

Rreth 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, patën të drejtën e votës të cilën e ushtruan rreth 40% e tyre. Pjesëmarrje e cila duket më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Qytetarët e Kosovës zgjodhën sot përbërjen e re parlamentare, e cila më pas krijon ekzekutivin e ri të Kosovës. Katër janë kandidatët për kryeministër, Albin Kurti kryetar i VV dhe kryeministër në detyrë, Bedri Hamza kandidat nga radhët e PDK, Lumir Abdixhiku kryetar i LDK dhe Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Më 8 shkurt, për herë të parë qytetarët e Kosovës në diasporë kanë mundur të votojnë në përfaqësi diplomatike në 19 shtete të ndryshme të botës. Po ashtu, dje është përmbyllur edhe procesi i votimit me postë. Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë votuar 15.552 ose 73.56 përqind. Votat e diasporës do të numërohen ditën e hënë.Ndërsa me postë kanë votuar rreth 80 mijë qytetarë të Kosovës me banim jashtë vendit nga mbi 100 mijë që ishin regjistruar.

Në këto zgjedhje, në Kosovë ra në sy pjesëmarrja e lartë e komunitetit serb në komunat e banuara me shumicë nga ata. Politika e bojkotit që ushtronte vazhdimisht Beogradi mbi popullsinë serbe duket se ka marrë fund.

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, tha se 104 vëzhgues janë në terren, në kuadër të misionit, duke mbikëqyrur procesin zgjedhor në Kosovë.

Ndërsa koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim monitoroi zgjedhjet parlamentare me 500 vëzhgues që ishin të vendosur në 500 vendvotime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA NË ITALI/ Berisha takim me përfaqësues të Forza Italia: Diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë mes partive tona
Previous article PJESMARRJA E ULËT NË ZGJEDHJET E KOSOVËS/ Kurti: Sot “Dita D” e demokracisë, dilni e votoni

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg Aktualitet

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT