Kryeministri në detyrë Albin Kurti e quajtur procesin e sotëm të zgjedhjeve në Kosovë si dita D e demokracisë ndërsa ka bërë thirrje që kush nuk ka votuar ende të ushtrojë të drejtën e tij qytetare.
Ai u ka bërë apel shqiptarëve të Kosovës që të dalin të votojnë dhe këtë porosi t’ia përcjellin edhe të afërmëve si dhe miqve të tyre.
Kjo thirrje e Kurtit vjen kur kanë mbetur edhe dy orë nga përmbyllja e procesi i votimit, i cili shënon përfundimin e tij në orën 19:00.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme! Ju faleminderit”, shkruan Albin Kurti në rrjetin social, Facebook.


