• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO TALLENI ME NJERËZIT…”/ Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak paguan më pak
Home
Politikë

“PO TALLENI ME NJERËZIT…”/ Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak paguan më pak

23 January, 2025 s.autor Politikë

Në episodin e radhës të ‘Sy më sy’, kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale. Dikush i shkruante për çmimin e energjisë, duke i thënë se po tallen me njerëzit.

‘Mooos se ulet shumë korrentin, ç’bën kështu? Talleni me njerëzit. E hanë sapunin për djathë’, shkruan komentuesi.

Rama thotë ulja që kreu qeveria shqiptare dhe që hyn në fuqi nga 1 shkurti është si askush tjetër në në vendet fqinje.

‘Krenari shkruan nga Greqia dhe qan hallin e njerëzve që po i tallim. Po i tallim se po ulim çmimin e energjisë, e në fakt jo pak por 10.5% për kilovat. Ulet çmimi i energjisë si askush tjetër rrotull nesh, falë investimeve të bëra masivisht këto vite. Rezultate të arritura në transformimin rrënjësor të sistemit, që e mbani mend se çfarë myzybeti ishte. Por natyrisht edhe falë qasjes përmes zotimit për t’i bërë njerëzit pjesë të suksesit të reformave.’

Më tej, Rama renditi se sa shtrenjtë është çmimi i energjisë në Greqi ku jeton dhe komentuesi apo në vende të tjera të Europës, kjo pasi Shqipëria akuzohet si vendi me çmimet më të shtrenjta.

‘Prapëseprapë fjala e keqe fluturon deri dhe në përqeshjen e popullit që e haka sapunin për djathë se të qeverisë hajde punë e madhe përqeshja. Jam i bindur se Krenari nuk e di se sa më shtrenjtë është energjia elektrike atje ku jeton ai në Greqi, por nga mënyra si flet duke se bën pjesë tek ata që thonë Shqipëria është vendi më i shtrenjtë i Europës. Atëherë Krenar, shikoji çmimet për kilovat orë në Greqi dhe Europë për konsumatorët familjarë. Shqipëria bie në 8.5 lek, Greqia trefish, 22 për kilovat, Italia 33, Gjermani 4. Më e ulëta është Hungaria që është rreth 20% pak më lart se ne.’

Një komentues tjetër, më pas thotë se fasha 700 kilovat është pak dhe ulja duhet bërë për një fashë më të madhe. Rama thotë se kjo kategori e 700 kilovatëve përfshin 1 milion konsumatorë familjarë.

‘Ndërsa Gëzimi që thotë ‘700 kilovat janë pak’ dhe ai i qan hallin popullit shqiptar se po e tallim ne, i them se në kategorinë deri 700 kilovat hyjnë deri në 1 mln konsumatorë familjarë. Ndërsa me këtë kufij janë më pak se 100 mijë konsumatorë me shtëpi më të mëdha, të ardhura më të mëdha, shpenzime më të mëdha dhe do paguajnë më shumë se të tjerët. Deviza jonë nuk lëviz, kush fiton më pak do paguajë më pak, kush fiton më shumë patjetër që do paguajë më shumë. Thjesht!’, përfundoi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, deri në qershor 2025
Previous article TRAGJIKE/ Ndërron jetë 46-vjeçarja në Berat! Kapi me dorë fijet në kabinën elektrike

s.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT