• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJM I MIRË/ Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, deri në qershor 2025
Home
Politikë

LAJM I MIRË/ Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, deri në qershor 2025

23 January, 2025 s.autor Politikë

Shqipëria ka marrë Presidencën e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), detyrë të cilën do ta mbajë deri në qershor 2025.

Në takimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të Komisionerëve të Informimit (ICIC), u vendos që Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, të drejtojë këtë konferencë ndërkombëtare.

Përmes një njoftimi, Komiteti e ka informuar zotin Dervishi për rolin e ri që i është besuar duke shprehur vlerësimet më të larta për kapacitetin dhe profesionalizmin e spikatur gjatë këtyre viteve.

Presidencën e kësaj Konference Ndërkombëtare ku aderojnë mbi 90 vende nga e gjithë bota e ka mbajtur më herët Autoriteti Meksikan për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit u mblodh për herë të parë në vitin 2003, ndërsa e fundit që mikpriti edicionin e 15-të të saj ishte Shqipëria në qershor të vitit të shkuar. Gjermania do të jetë vendi organizator i takimit të rradhës, që parashikohet të zhvillohet në Berlin në muajin qershor.

Kjo konferencë ka si qëllim të nxisë mbrojtjen dhe promovimin e aksesit në informacionin publik si një shtyllë themelore për qeverisjen sociale, ekonomike dhe demokratike, ndarjen e njohurive dhe praktikave më të mira, të krijojë kapacitete, të ndihmojë në identifikimin e asaj që nevojitet për përparimin global dhe të veprojë si një zë i përbashkët në forumet ndërkombëtare me synimin për të përmirësuar të drejtën e qytetarëve për informacion publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ VENDIMI i gjykatës londineze për ekstradimin e “vëzhguesit” Steven Hunt
Previous article "PO TALLENI ME NJERËZIT..."/ Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak paguan më pak

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT