• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJYKIMI I SERBIT TË DYSHUAR PËR KRIME LUFTE/ Dëshmitarët rrëfejnë se si i gjetën trupat e të vrarëve në mal
Home
Rajon

GJYKIMI I SERBIT TË DYSHUAR PËR KRIME LUFTE/ Dëshmitarët rrëfejnë se si i gjetën trupat e të vrarëve në mal

21 January, 2025 s.autor Rajon

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën, ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve në shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte në Prizren, Millosh Pleskoviq. Pleskoviq po akuzohet se gjatë vitit 1998-‘99 në Prizren në bashkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.

Dëshmitari Parim Elshani ka treguar para gjykatës momentin kur kanë qenë në mal për t’i tërhequr trupat. Ai ka thënë se ka marrë pjesë në procesin kur kufomat janë dërguar nga mali në spital e më pastaj nga spitali janë dërguar në varreza për tu varrosur. I njëjti ka rrëfyer për gjendjen e kufomave që i kishin gjetur, duke theksuar se viktimave u mungonin pjesë të trupit. “Kur kemi mbrri aty, aty dy bineqt kanë qenë kështu të shtrimë, a miki jem, F., ka qenë i shtrimë përmbi ta, ai kreun e ka pas të këputun, a ky djali e ka pas kamën e këputne”, ka deklaruar dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, në seancën e sotme është dëgjuar edhe dëshmitari Shaban Shala. I njëjti, ka treguar se si kishte vendosur të nisej për në vendin ku kishte dëgjuar krismat dhe ku ishin trupat e viktimave. “Baba i bineqve qetyne dy vllaznive o kon shume i qëndrueshëm, ai neve gajret na jepke dhe na atina, edhe i dolen lotet, dhe ne qatë moment edhe une u keqesova dhe thash do të shkoj atje ku i kam dëgju krismat”, ka shtuar mes tjerash dëshmitari.

I njëjti ka deklaruar se kur kishte shkuar i kishte gjetur trupat, duke e identifikuar fillimisht një shuplakë të dorës.

Tutje, dëshminë e tij e ka dhënë edhe dëshmitari Sherif Xhaferi, i cili ka treguar për momentin kur kishte parë kufomat. Ai ka deklaruar se i kishte parë tre viktimat të vrarë dhe se kishte shkuar e i kishte treguar vëllait tjetër të viktimave, tashmë i ndjerë, B.D dhe e ka lajmëruar për ngjarjen.

Për sa i përket gjendjes së trupave dëshmitari ka thënë se herën e parë vetëm i ka parë, pra nuk i ka prekur, ndërsa kur kishin shkuar herën e dytë për t’i marrë, trupat ishin në gjendje shumë të keqe. Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, thuhet se Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-’99 në Prizren, në bashkëkryerje me person tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb, më 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për në malin e tyre viktimat R.D., B.D., F.B., së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, fillimisht janë ndalë papritmas nga grupi i armatosur serb, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe, e që në mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.

Në një moment, sipas aktakuzës thuhet se Pleskoviq kishte filluar të gjuajë me armë të tipit “Kallashnikov”, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë R.D., B.D., dhe F.B., kurse të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kishin shpëtuar.

Tutje, në aktakuzë thuhet se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i marrin trupat e tyre pas një jave nga vrasja, ku thuhet se trupat e R., dhe B.D., ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima F., nuk e kishte kokën në trup.

Andaj, për këto veprime Pleskoviq po ngarkohet për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohë e kryerjes së veprës penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA NË DAVOS/ Takim me presidentin ukrainas Zelensky: Nënshkruam marrëveshje në fushën e sigurisë
Previous article TAKIM ME AMBASADOREN E JAPONISË/ Ilir Proda: Bashkëpunim në luftën kundër krimit kibernetik

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT