• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TAKIM ME AMBASADOREN E JAPONISË/ Ilir Proda: Bashkëpunim në luftën kundër krimit kibernetik
Home
Aktualitet
Kronikë

TAKIM ME AMBASADOREN E JAPONISË/ Ilir Proda: Bashkëpunim në luftën kundër krimit kibernetik

21 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me ambasadoren e Japonisë, Kato Kikuko ku tema kryesore ishte krijimi i urave të reja të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Gjatë takimit u konsiderua prioritare lufta kundër krimit kibernetik, krim me shtrirje globale.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe figura të tjera të administratës së Japonisë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Ambasadorja e Japonisë, Sh. S. Znj. Kato Kikuko dakordësohen për krijim të urave të reja të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Në takimin e kortezisë ndërmjet Prodës dhe Ambasadores, të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, morën pjesë Zëvendësambasadori i Japonisë Fujimura Daisuke dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet agjencive ligjzbatuese të dy shteteve, kryesisht për hetimin e krimeve kibernetike.

Proda dhe Kikuko shprehën vendosmërinë për ta intensifikuar këtë bashkëpunim, duke shfrytëzuar teknologjinë e avancuar japoneze, si dhe gatishmërinë dhe profesionalizmin e strukturave të Policisë shqiptare për të kontribuar në ndërhyrje policore me impakt global.

Gjatë takimit u konsiderua prioritare lufta kundër krimit kibernetik, krim me shtrirje globale. Agjencitë ligjzbatuese, ndonëse gjeografikisht larg, duhet të unifikohen, si dhe të veprojnë si partnere të barabarta dhe të besueshme gjatë ndërhyrjeve për përmbushjen e misioneve të përbashkëta, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e të drejtave të qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKIMI I SERBIT TË DYSHUAR PËR KRIME LUFTE/ Dëshmitarët rrëfejnë se si i gjetën trupat e të vrarëve në mal
Previous article MOT I KEQ/ Shiu i rrëmbyeshëm, përmbyten rrugët në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT