• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EVAKUIMI I FËMIJËS 1-VJEÇ NGA GAZA/ Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik
Home
Politikë

EVAKUIMI I FËMIJËS 1-VJEÇ NGA GAZA/ Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik

17 January, 2025 s.autor Politikë

Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së dy eurodeputetëve për ndihmë për evakuimin nga Gaza dhe trajtimin mjekësor të fëmijës 1 vjeç në QSUT i cili vuante nga probleme me infeksion pulmonar të përsëritur, mëson Report Tv.

Përgjigjen pozitive për kërkesën e partnerëve ndërkombëtare e konfirmoi dhe kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në facebook ku i ktheu përgjigje një komentuesi i cili e akuzonte se po bënte propagandë

“Ajo familja që erdhi nga Gaza, erdhi me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë dhe si rezultat i vlerësimit për shërbimin tonë pediatrik. Disa familje, prej të cilave njëra erdhi në Shqipëri, u çuan në disa vende të Europës ku shërbimi pediatrik vlerësohet. Në vend se të bëheni përhapës të gënjeshtrave të atyre që e dini mirë kush janë, kërkojini atyre llogari se nuk i dilet me inat kësaj pune’ tha Rama

Për të është kujdesur dhe po kujdeset shefja e pavijonit në pediatrinë e QSUT-së, Mira Kola. I mituri është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të dalë nga spitali në ditët në vijim.

Familja ka udhëtuar direkt nga Gaza në Tiranë përmes një avioni ambulancë dhe ka mbërritur në Rinas më 15 janar 2025, ndërkohë evakuimi i vogëlushit në vendin tonë u mësua dje (16 janar 2025) nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri me anë të një njoftimi zyrtar.

Ndërkohë famija po strehohet në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në Babrru, e brenda pak ditësh synohet të kaloj në një ambient më të përshtatshëm me qira në Tiranë. Janë marrë masat nga autoritetet që familja të trajtohet me psikolog përgjatë qëndrimit në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKROI ME ÇEKIÇ FQINJIN NË ZALL BASTAR/ Autori i kërkon falje familjes së Xhemal Metës
Previous article QËLLOI ME ARMË ZJATRI GJAT NJË KONFLIKTI/ Arrestohet 27-vjeçari në Kamëz

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT