• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKROI ME ÇEKIÇ FQINJIN NË ZALL BASTAR/ Autori i kërkon falje familjes së Xhemal Metës
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKROI ME ÇEKIÇ FQINJIN NË ZALL BASTAR/ Autori i kërkon falje familjes së Xhemal Metës

17 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg autorin e vrasjes së fqinjit në Zall Bastar. Isuf Hasa do të qëndrojë në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Hasa ka pranuar krimin e rëndë, por nuk dha deklarime të gjata. Ai u shfaq i tronditur dhe i penduar para trupit gjykues.

Nëpërmjet avokatit të tij 64-vjeçari i kërkoi falje familjes së Xhemal Metës. Ndaj 64-vjeçarit Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me paramendim, vepër penale që dënohet nga 15 deri në 25 vite burg.

Ai pranoi vrasjen me çekiç edhe para hetuesve të policisë dhe tha se aktin e kreu pasi 81-vjeçari e ofendonte dhe i kishte ngacmuar edhe gruan. Ngjarja ndodhi në fshatin Shëngjin i Vogël në Zall-Bastar, në oborrin e shtëpisë së viktimës. Pas ngjarjes ai i mori edhe rreth 200 mijë Lekë që viktima i mbante me vete.
64-vjeçari Hasa u shoqërua menjëherë pas ngjarjes, por mohoi krimin, por policia e la të lirë qëllimisht që të ndiqte veprimet e tij. Pas mbikëqyrjes që blutë i bënë, konstatuan se çekiçin e kishte fshehur në banesën e vajzës së tij në Vorë, dhe po ashtu edhe paratë që i vodhi 81-vjeçarit Xhemal Meta.

Dyshime për autorësinë e Isuf Hasës patën edhe familjarët e Xhemal Metës, pasi ndryshe nga bashkëfshatarët e tjerë, ai nuk mori pjesë në ceremoninë mortore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI NË POGRADEC/ Policia jep DETAJET: 6 persona, 28 banesa të kontrolluara dhe 200 forca në aksion! Sekuestrohen armë, drogë dhe para
Previous article EVAKUIMI I FËMIJËS 1-VJEÇ NGA GAZA/ Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik

s.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT