• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E ARMËPUSHIMIT IZRAEL-HAMAS/ Biden: Do të sjellë paqe afatgjatë në Gaza
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA E ARMËPUSHIMIT IZRAEL-HAMAS/ Biden: Do të sjellë paqe afatgjatë në Gaza

15 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti në detyrë i SHBA Joe Biden ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Biden tha se marrëveshja në fjalë do të sjellë paqe afatgjatë në rajonin kaq të trazuar të Lindjes së Mesme.“Së shpejti pengjet do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre”, thotë ai.

Marrëveshja përfshin një armëpushim të plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Izraeli do të lirojë të burgosurit palestinezë në këmbim, shtoi ai.

Biden thotë se gjatë fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, palestinezët mund të kthehen në shtëpitë e tyre në lagjet e tyre dhe ndihma humanitare në Rripin e Gazës do të shtohet.

Ai thotë se Izraeli dhe Hamasi do të negociojnë marrëveshjet e nevojshme në fazën e dytë për atë që do të ishte fundi i përhershëm i luftës. Nëse negociatat zgjasin më shumë se gjashtë javë, armëpushimi do të vazhdojë, shton ai.

Biden thotë gjithashtu se tani në fazën e tretë, mbetjet e fundit të pengjeve do të kthehen në familjet e tyre dhe një plan rindërtimi për Gazën do të fillojë. Ai shprehet se rruga drejt kësaj marrëveshjeje “nuk ka qenë e lehtë” dhe ai e quan atë një nga negociatat më të vështira që ka përjetuar.

Irani është më i dobët se sa ka qenë në dekada, shton ai, dhe thotë se Hezbollah – grupi i armatosur libanez i mbështetur nga Irani në Liban – është “degraduar keqas”.

Më tej, presidenti në detyrë deklaroi se ndihet tepër i kënaqur me marrëveshjen e armëpushimit. Ai nënvizoi se ndihet mirë që shumë pengje izraelite do të shkojnë në familjen e tyre dhe nga ana tjetër, që jeta në Gaza do të normalizohet. “Gaza pa Hamasin do të jetë më mirë”, tha Biden.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "1 NGA 5 MË TË KËRKUARIT NË SHQIPËRI"/ Karamuço: Talo Çela mund të jetë ekzekutuar dhe asgjësuar
Previous article "KA TRE MUAJ JETË"/ Zbulohet kartela që liroi nga burgu Nuredin Dumanin në 2014

s.autor

Postime të ngjashme

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT