• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA TRE MUAJ JETË”/ Zbulohet kartela që liroi nga burgu Nuredin Dumanin në 2014
Home
Aktualitet
Kronikë

“KA TRE MUAJ JETË”/ Zbulohet kartela që liroi nga burgu Nuredin Dumanin në 2014

15 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rrëfimi i Nuredin Dumanit për lirimin e parakohshëm nga burgu është nën verifikim nga SPAK.

Një burim nga grupi i hetimit tha për Top Channel se kartela e tij është tërhequr prej burgjeve dhe aty tregohet se Nuredin Dumani la qelinë si një i shpallur fajtor, dënuar me tre vjet kusht, mbasi një grup mjekësh ligjore shkruan për të që kishte probleme të rënda shëndetësore.

Por SPAK nuk e ka sekuestruar ende vendimin e dënimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, një verdikt që TCH e siguroi përmes burimeve mbasi gjykata e kryeqyteti nuk ja vendosi në dispozicion sipas të drejtës për informim. Në seancën ku Dumani u dënua në 2014, gjyqtari tregon se i akuzuari mungon mbasi ishte i shtruar në qendrën spitalore në sallën e reanimacionit për shkak të problemeve kardiake.
Ky detaj I fiksuar në shkresa u përmend nga bashkëpunëtori i drejtësisë një ditë më parë ku dinamikën se si një grup njerëzish në burgje dhe në mjekësinë ligjore bashkëvepruan dhe për këtë u paguan 40 mijë euro përmes avokatit të tij, së paku kështu pretendon i penduari.

Duke konstatuar fiktivisht se i burgosuri kishte vetëm tre muaj jetë , ata i dhanë pasaportën e lirisë . Mes personave që e ndihmuan Nuredin Dumani veçoi një mjek, i cili sipas të penduarit ishte dhëndri i vëllait të ish ministrit të drejtësisë së kohës Nasip Naco. Ky i fundit reagoi menjëherë duke ftuar organet e drejtësisë të kryejnë një hetim të thelluar për rastin

Në vendimin e zbardhur thuhet se Nuredin Dumani, 38 vjeç, nën akuzë për heqje të paligjshme të lirisë qëndroi në paraburgim vetëm gjashtë muaj për llogari të hetimeve ku ishte nën akuzë edhe i vëllai Dashnor Dumani dhe shtetasja Klajda Baho.

Në datën 7 maj 2014 , një akt ekspertizë e mjekëve ligjore tregonte se Dumani ishte në gjendje të pa stabilizuar për tu mbajtur në paraburgim dhe se vuante nga insuficienca kardiake. Nuredin Dumani ishte arrestuar për rrëmbimin e Bledar Ketës , i cili u morr me forcë dhe u dërgua në Shijak përpara një noteri ku dhe firmosi kontratën për shitjen e një makine.

Të enjten Dumani do të vijojë sërish me rrëfimin e tij, për llogari të procesit ku akuzohen veç tij edhe 14 të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA E ARMËPUSHIMIT IZRAEL-HAMAS/ Biden: Do të sjellë paqe afatgjatë në Gaza
Previous article DOKUMENTI/ Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT