• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË KËRKIM PËR MASAKRËN E BRADASHESHIT/ GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
Home
Aktualitet
Kronikë

NË KËRKIM PËR MASAKRËN E BRADASHESHIT/ GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë

18 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit gjyqin për Mikael Qosjan, i njohur edhe me mbiemrat Kamami dhe Stefo.

Është vlerësuar pezullimi i afateve të gjykimit, deri në marrjen dijeni të tij për procesin, pasi ende nuk është bërë ekzekutimi i urdhrit të gjykatës për arrestimin e tij.

 

Qosja i cili dyshohet se strehohet në Spanjë, është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së trefishtë më 29 Dhjetor Dhjetor 2018 në Bradashesh të Elbasanit, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.

Krimi dyshohet se u krye për llogari dhe nga organizata “Çopja”.

I pari është vëllai i Erion Alibejt, të penduarit të drejtësisë, i arrestuar për disa krime që janë konsideruar si hakmarrje për këtë vrasje dhe dy të tjerët, rreth familjar i tyre.

Qosja u hetua dhe u shpall në kërkim fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit në vitin 2021, hetime të cilat më pas treguan se ngjarja ishte kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal.

Për këtë arsye, dosja u dërgua pranë Prokurorisë së Posaçme, e cila në shkurt të këtij viti, ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën që ai të gjykohet për vrasje kundër dy ose më shumë personash, vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKSIONET PËR BALLKANIN PERËNDIMOR/ Banka Botërore parashikon përshpejtim të mëtejshëm në 2025
Previous article VRASJA ME BOMBË E GJENERALIT RUS/ Arrestohet një shtetas nga Uzbekistani. "100 mijë usd për atentatin"

s.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT