• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DASH VLERËSON ALTIN DUMANIN/ Shpallet kampion i antikorrupsionit: Goditi politikanë të lartë
Home
Politikë

DASH VLERËSON ALTIN DUMANIN/ Shpallet kampion i antikorrupsionit: Goditi politikanë të lartë

9 December, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Altin Dumani është shpallur kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kreu i SPAK-ut ka marrë kështu vlerësimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një nga vendet që i ka mbështetur më shumë organet e reja të drejtësisë në vendin tonë.

Vlerësimi u bë sot (9 Dhjetor) në Departamentin e Shtetit nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken, në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Blinken tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, pasi “ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit”.

Blinken lexoi emrat dhe listën me emrat e “10 kampionëve Globalë kundër Korrupsionit”.

“Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”, tha Blinken në fjalën e tij për këtë rast.

Teksa më tej lexoi edhe emrat, duke e nisur me kreun e SPAK:

“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”.

Ai dha edhe mesazh për luftën kundër korrupsionit.

“Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëazakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”, u shpreh Blinken.

Në 16 shtator, Altin Dumani u takua me zyrtaren e lartë amerikane, Colleen Hyland.

Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së i shprehu mbështetjen e plotë te institucioni që Dumani drejton./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË AKUZUAR PËR KORRUPSION/ SHBA shpall “non grata” Artan Grubin dhe gjyqtarin Enver Bexheti
Previous article SHBA/ Arrestohet një person lidhur me vrasjen e drejtuesit të kompanisë “UnitedHealthcare”

s.autor

Postime të ngjashme

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT