• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Arrestohet një person lidhur me vrasjen e drejtuesit të kompanisë “UnitedHealthcare”
Home
Nderkombetare

SHBA/ Arrestohet një person lidhur me vrasjen e drejtuesit të kompanisë “UnitedHealthcare”

9 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet arrestuan të hënën një person në Pensilvaninë qendrore në lidhje me vrasjen e javës së kaluar të shefit ekzekutiv të kompanisë “UnitedHealthcare”, Brian Thompson, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams.

26 vjeçari Luigi Mangione u arrestua në Altoona të Pensilvanisë, pasi u pa në një restorant “McDonald’s” nga dikush që mendonte se ai ngjante me të dyshuarin për vrasjen në Nju Jork, thanë zyrtarët në një konferencë për shtypin.

Mangione kishte një armë zjarri dhe silenciator të ngjashëm me armën e përdorur për vrasjen e zotit Thompson, tha Komisionerja e Policisë së qytetit të Nju Jorkut Jessica Tisch, si dhe rroba dhe një maskë të ngjashme me ato që mbante vrasësi.

Ai kishte disa karta identiteti false, duke përfshirë një kartë identiteti të shtetit të Nju Xhersit, që përputhej me atë të përdorur nga personi i armatosur për të rezervuar një hotel në Manhatan disa ditë para vrasjes.

Policia gjeti gjithashtu një dokument të shkruar me dorë që flet për “motivet e tij”, tha komisionerja e policisë Tisch.

Mangione është arrestuar në akuzën për armëmbajtje pa leje nga policia e qytetit Altoona dhe detektivët e Nju Jorkut janë nisur drejt Pensilvanisë për ta marrë atë në pyetje, tha komisionerja Tisch.

Thompson, 50 vjeç, u qëllua jashtë një hoteli në Manhattan herët në mëngjes të mërkurën nga një person i maskuar, i cili dukej se priste ardhjen e tij përpara se të qëllonte shefin ekzekutiv nga pas.

Policia nuk i ka bërë publike motivet, por ka thënë se vrasja e zotit Thompson duket se ka qenë e qëllimshme.

Fjalët “refuzo”, “mbro” dhe “arkivo” ishin gdhendur në gëzhojat e plumbave të gjetur në vendngjarje, kanë raportuar disa media. Fjalët i referohen titullit të një libri kritik ndaj industrisë së sigurimeve shëndetësore, të botuar në vitin 2010.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe më pas, mori një nga biçikletat elektronike që ofrohen me qera për t’u larguar drejt parkut kryesor të Manhatanit. Kamerat e sigurisë e kanë filmuar atë duke dalë nga parku dhe duke marrë një taksi për të shkuar në një stacion autobusi. Policia beson se ai është larguar nga qyteti i Nju Jorkut me autobus.

‘UnitedHealthcare’ është firma më e madhe e sigurimeve shëndetësore në Shtetet e Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASH VLERËSON ALTIN DUMANIN/ Shpallet kampion i antikorrupsionit: Goditi politikanë të lartë
Previous article PAS RËNIES SË ASSAD/ Rrëzohet edhe statuja më e madhe e babait të tij

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT