• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP ME EKSPLOZIV GATI PËR ATENTAT/ Dërgohet për gjykim Albi Mecini! Kush është i riu nga Kamza i akuzuar për rrëmbimin e “Koçoles” e Sulovarit
Home
Aktualitet
Kronikë

U KAP ME EKSPLOZIV GATI PËR ATENTAT/ Dërgohet për gjykim Albi Mecini! Kush është i riu nga Kamza i akuzuar për rrëmbimin e “Koçoles” e Sulovarit

7 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për Albi Mecinin dhe dy shokët e tij Ervis Cukali e Arafat Manërkolli, që u kapën me një sasi prej 21 kg eksploziv dhe dyshohet se do të kryenin në atentat.
Ndaj tyre është ngritur akuza për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” e kryer në bashkëpunim dhe në sasi të mëdha.

Tre të rinjtë u vendosën në pranga pasi më 28 Gusht 2022, kanë akuzohet se kanë poseduar dhe trasportuar sasinë prej 21 kilogram e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit.

Albi Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “

Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tjerë ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit, të cilët janë të dënuar më parë, dyshohet se janë përfshirë në ngjarje të rënda.

Njoftimi i Prokurorisë:

Transportonin 21 kg lëndë eksplozive, Prokuroria Fier dërgon për gjykim tre shtetasit A.M, E.C dhe A.M

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre shtetasit A.M., E.C., dhe A.M. për ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit’ e kryer në bashkëpunim dhe në sasi të mëdha, parashikuar nga neni 278/6 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1070, i kryer në bashkëpunim me policinë gjyqësore, rezultoi se shtetasi A.M u kap nga policia gjyqësore në flagrancë në fshatin Vajkan, të qarkut Fier, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”. Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tjerë ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Nga hetimet rezultoi se të tre të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetërin, më datë 28.09.2023 kanë poseduar dhe trasportuar lëndën eksplozive prej 21 kilogram e 265 gram në qytetin e Fierit. Të pandehurit, janë të dënuar më parë dhe dyshohet se janë përfshirë në ngjarje të rënda.

Pas kryerjes së veprime të plota, organi i akuzës ka arritur të provojë se të pandehurit kanë konsumuar plotësisht veprat penale për të cilën akuzohet dhe për këtë shkak ka përpiluar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike.

Kush është Albi Mecini
Albi Mecini nga Kamza u kap me dy çanta brenda të cilave kishte eksploziv të montuara me celular për shpërthim në distancë. Përmes inteligjencës informative, blutë kishin të dhëna se do të kryhej një atentat me tritol ndaj një personi me rekorde kriminale që ushtron aktivitetin e tij në Fier, identitetin e të cilit policia nuk e tregoi për shkak të hetimeve.

Gjatë kontrollit policia gjeti dhe një tjetër automjet, brenda të cilit ishin 3 bidonë me benzinë dhe dy karta ID, të Arafat Manërkollit, 28 vjeç, nga Dibra, dhe Ervis Cukalin, 26 vjeç, nga Tirana.

Mendohet se makina ku u gjetën bidonët me benzinë do të përdorej për të asgjësuar gjurmët pas atentatit që u parandalua.

30-vjeçari dyshohet se së bashku me një person tjetër rrëmbyen Leonard Theodhorin, i njohur si Koçole, dhe Fatmir Sulovarin në Sarandë në prill të 2023 për llogari të një grupi kriminal.

Pak javë pas zhdukjeve së tyre, policia zbuloi 3 automjete në një vilë që autorët e dyshuar kishin marrë me qira në Nivicë. Në njërën prej tyre janë përftuar profile ADN-je të Albi Mecinit.

Ndërkohë, policia zbuloi se ka emrin e një tjetër të dyshuari që mund të fshihet pas rrëmbimeve, Sebastjan Lataj, 26 vjeç, gjithashtu nga Kamza.

Gjithashtu, 29-vjeçari Albi Mecini rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.

Albi Mecini njihet dhe si miku i ngushtë i Admir Tafilit dhe është akuzuar nga Prokuroria e Korçës si bashkëpunëtor për arratisjen e Tafilit dhe 6 personave të tjerë nga burgu i Drenovës mbrëmjen e 23 Nëntorit 2013./

Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPALLI LIGJIN USHTARAK/ Presidenti i Koresë së Jugut kërkon falje, por nuk dorëhiqet: E bëra nga dëshpërimi
Previous article LAJM I MIRË/ Hapet një tjetër kapitull i negociatave. Detaje nga drafti i konkluzioneve për Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT