• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI VRAU GRUAN ME THIKË/ Flet djali i viktimës: Kishin 21 vite bashkë, do ndaheshin, kohët e fundit janë grindur
Home
Aktualitet
Kronikë

SHQIPTARI VRAU GRUAN ME THIKË/ Flet djali i viktimës: Kishin 21 vite bashkë, do ndaheshin, kohët e fundit janë grindur

1 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Greqinë. Një 46 vjeçar shqiptar vrau me thikë bashkëshorten dhe plagosi djalin. Pas krimit të rëndë në familje në një prononcim për Prothotema.gr djali tjetër i viktimës ka treguar se i vëllai mbeti i plagosur nga njerku në momentin që ndërhyri mes tyre për të mbrojtur të ëmën.

Më tej djali ka rrëfyer se nëna e tij ishte me autorin prej 21 vitesh dhe se 46-vjeçari nuk ishte sjellë asnjëherë me dhunë ndaj saj.

Në periudhën e fundit, siç shpjegon ai, kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen.

“Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, thekson ai.

Më tej ai shprehet se gjithçka ka nisi kur nëna e tij ka parë 46-vjeçarin duke mbajtur një thikë në dorë gjatë një debati dhe mendoi se donte të sulmonte djalin tjetër të saj, i cili ndodhej në shtëpi me ta, shkruan Prothotema.gr.

Më pas ajo i është lutur që të hedhë thikën, por ai e goditi në bark, duke e plagosur për vdekje.

“Kur vëllai im e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e sulmoi dhe më pas u goditi me thikë”, thotë djali i viktimës, duke theksuar se 46-vjeçari ka ikur menjëherë dhe se fatmirësisht vëllai i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.

Shqiptari akuzohet për vrasje me dashje, e kryer dhe e mbetur në tentativë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT DYSHOHET SE VRAU MIKUN E TIJ/ Si i kërkonte Altrin Hajri ish-deputetit Çyrbja ta nxirrte nga burgu 27-vjeçarin: Paguaj 20 mijë euro
Previous article SULMET E XHIHADISTËVE NË SIRI/ Assad premton përdorimin e forcës “për të çrrënjosur terrorizmin”

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT